Foto ilustruese

Kronikë

Shpërndante kanabis me doza në lokalet e Vlorës, arrestohet 27-vjeçari grek

23 Qershor 2024, 10:56| Përditesimi: 23 Qershor 2024, 10:58

  • Share

Një 27-vjeçar me origjinë greke është arrestuar në flagrancë nga policia në Vlorë pasi në banesë iu gjet një sasi me lëndë narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza.

Autori me inicialet D. M., banues në Gjermani dyshohet se i posedonte me qëllim shitjen kryesisht në lokalet e natës, në qytetin e Vlorës, informoi sot policia.

Arrestimi u krye në kuadër të megaoperacionit të koduar “Tempulli 3”.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Vlorës për hetime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?