Kronikë

Shpërndante kokainë në zona të ndryshme të Vlorës, arrestohet 45-vjeçari (EMRI)

6 Mars, 10:47| Përditesimi: 6 Mars, 11:35

  • Share

Vlorë- Një 45-vjeçar në Vlorë është vendosur në pranga pasi shpërndante drogë në zona të ndryshme të këtij qyteti.

Sipas njoftimit të policisë, Albert Bani, u kap nga blutë pas një hetimi 3-mujor të kryer për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

"Si rezultat, u bë e mundur lokalizimi dhe ndalimi i shtetasit Albert Bani, 45 vjeç, banues në Vlorë, ndaj të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 04.03.2025, caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Gjatë hetimeve, shërbimet e Policisë siguruan prova të mjaftueshme për përfshirjen e këtij shtetasi në shpërndarjen e lëndëve narkotike të llojit kokainë në zona të ndryshme të qytetit të Vlorës. Nga kjo veprimtari kriminale, 45-vjeçari ka përfituar shuma të konsiderueshme parash, të cilat dyshohet se i ka gjeneruar nga shitja e dozave të kokainës", informoi sot policia.

Sekuestrohen 222 doza kokainë, 1 peshore elektronike, e përdorur për ndarjen e dozave, 2 aparate celularë, dhe 1 automjet.

Operacioni u kodua White 'Snow'.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket vendimi i qeverisë për të mbyllur me një vit Tik Tok?