VIDEO/ Shpërthen soba e gazit, vdes 50-vjeçari i verbër në Selenicë

1 Shtator 2023, 07:46| Përditesimi: 1 Shtator 2023, 14:01

  • Share

Durmish Glluçaj, 50 vjec nga fshati Gjorm i Bashkisë së Selenicës ka ndërruar jetë mëngjesin e së premtes pranë banesës së tij.

Kryefamiljari, Durmish Glluçaj ishte i verbër dhe dyshohet se tentuar të ndezë një sobë gazi në oborrin e shtëpisë. Shpërthimi i fuqishëm, rreth orës 6.15 është dëgjuar në gjithë fshatin.

“Ka shpërthyer një bombol gazi. Isha me lopë e dëgjova se plasi. Çfarë ka qenë? Nuk e di!”- tha njw banor.

50-vjeçari mbeti i plagosur rëndë dhe humbi jetën rrugës për në spital. Ndërsa policisë së Vlorës iu deshëm 6 orë për të përcaktuar llojin e shpërthimit.

Fillimisht policia raportoi bombël gazi, më pas e ndryshoi njoftimi dhe deklaroi se dyshohet për lëndë plasëse. Me këto dyshime policia e Vlorës njoftoi dhe RENEA-n. Forcat xheniere mbërritën në fshatin Gjorm rreth orës 13:00, të cilat konfirmuan se në oborrin e familjes Gllucaj nuk ka pasur granata as tritol, por vetëm një bombol gazi.

 “Dokumentohet me prova ligjore se në territorin e jashtëm të banesës së shtetasit Durmish Glluçaj ka shpërthyer bombola e një sobe të vogël me  gaz”, bëri të ditur policia.

1693565580_page.jpg

 

Forcat e Xhenios

Ora 13:09
Vdekja e 56-vjeçarit në Selenicë, policia: Shpërtheu bombola e një sobe të vogël me gaz

1693565580_page.jpg

Policia ka reaguar zyrtarisht në lidhje me vdekjen e 56-vjeçarit Durmish Glluçaj. Sipas policisë 56-vjeçari ka gjetur vdekjen pasi ka shpërthyer bombola e një sobe të vogël me gaz.

'Dokumentohet me prova ligjore se në territorin e jashtëm të banesës së Durmish Glluçaj, ka shpëthyer bombola e një sobe të vogël me gaz. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale, të kryera nga grupi i posaçëm hetimor i ngritur për këtë rast, dhe nga eskpertët xhenierë, në drejtimin e Prokurorisë së Vlorës, të cilët shkuan në vendngjarje menjëherë pas njoftimit, u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi me prova ligjore i ngjarjes së raportuar në sallën operative të DVP Vlorë, rreth orës 06:15 të mëngjesit të sotëm.

Nga hetimet rezulton se mëngjesin e sotëm, në territorin e jashtëm të banesës së Durmish Glluçaj. 56 vjeç, ka shpërthyer një sobë e vogël me gaz. Nga shpërthimi është dëmtuar shtetasi D. G., i cili si pasojë ka humbur jetën, gjatë transportimit në spital. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.'- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?