Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në Velipojë, ku 4 anëtarët e familjes Gjoka kanë mbetur të plagosur, si pasojë e shpërthimit të disa bombolave të gazit në hotelin e tyre.
Mësohet se të plagosur kanë mbetur Klarisa Gjika 15 vjeç, Danjela Gjoka 18 vjeç, Enriko Gjoka 19 vjeç dhe Alketa Gjoka 40 vjeç, pronarë të hotelit, të cilët ndodhen në gjendje të rëndë, ndërsa janë transportuar drejt Tiranës për mjekim më të specializuar. I lënduar ka mbetur edhe djali i familjes, i cili ka marrë vetëm një plagë të lehtë në krah dhe nuk ka pranuar të shkojë të spital për t'u mjekuar.
Shkaqet e shpërthimit të bombolave të gazit nuk dihen ende por gazetari i "Report Tv" Ergys Kavaja, bën me dije se në magazinë, në pjesën e pasme të hotelit, ka patur një numër të konsiderueshëm bombolash dhe një cisternë gazi, një pjesë e të cilave kanë shpërthyer, duke shkaktuar edhe ngjarjen e rëndë.
Shpërthimi duket të kenë i fuqishëm, pasi i gjithë kati i parë i hotelit është shkatërruar dhe orenditë e këtij objekti kanë fluturuar jashtë, ndërsa gjithcka brenda është shkrumbuar. Fatmirësisht, Forcat zjarrfikëse dhe policia kanë bërë të mundur nxjerrjen e 5 bombolave të pa plasura, duke shmangur pasoja edhe më tragjike të kësaj ngjarje.
Në hotel, në momentin e shpërthimit nuk ka patur pushues, por kanë qenë vetëm anëtarët e familjes Gjoka, kryefamiljarja Alketa Gjoka dhe fëmijët e saj. Ata jetojnë në Shkodër, ndërsa shkuan në hotelin e tyre në Velipojë për të bërë përgatitjet e fundit për të pritur pushuesit. Një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe në 2017 në Velipojë. Shpërthimi i gazit në restorantin e Resortit “Fishta” në Velipojë shkaktoi 4 të plagosur rëndë.
Për gjendjen e 4 anëtarëve të familjes Gjoka, të cilët u dogjën pas shpërthimit të bombulave të gazit, ka shfaqur interes edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila ka zhvilluar një vizitë më QSUT. Nëpërmjet një postimi në 'Facebook' Manastirliu shkruan se familja është ende mbetet ende kritike, por stafi po bën më të mirën për tu kujdesur për familjen.
"Mjekët dhe infermierët në reanimacionin e repartit të Djegie-Plastikës në QSUT, po bëjnë maksimumin për t’u kujdesur për familjen e lënduar në ngjarjen e rëndë në Velipojë. Stafi ynë po bën më të mirën, duke e trajtuar nënën dhe fëmijët me terapinë e plotë të mjekimit, por situata mbetet tejet kritike", shkruan Manastirliu.
Spitali i Djegies Plastike në QSUT ka dhënë informacione në lidhje me gjendjen shëndetësore të 4 anëtarëve të familjes Gjoka, të cilët mbetën të plagosur rëndë mëngjesin e sotëm në Velipojë, si pasojë e shpërthimit të disa bombolave gazi në hotelin në pronësi të tyre. Nga Spitali ku po mjekohen 4 anëtarët e familjes Gjoka, bëhet me dije se ata kanë pësuar djegie të rënda në trup, 80 deri në 90%.
Aktualisht janë duke u trajtuar me mjekim intensiv dhe në ndjekje të vazhdueshme nga stafi mjekësor.
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Velipojë ku 4 anëtarët e familjes Gjoka kanë mbetur të plagosur si pasojë e shpërthimit të disa bombolave të gazit në hotelin e tyre. Familja kishte mbërritur dje për të hapur biznesin dhe për të bërë përgatitjet e fundit për sezonin, ndërsa mësohet se nuk ka pasur turistë apo pushues.
Bashkëshorti i kryefamiljares Alketa Gjoka është në emigracion. 40 vjeçarjat kishte shkuar bashkë me fëmijët për të hapur hotelin për pushuesit. Bombolat që kanë shpërthyer ishin sjellë dje dhe të gjitha janë të kolauduara. Ditën e sotme do të bëhej shpërndarja e bombolave nëpër dhomat e hotelit.
I afërmi i familjes Gjoka, 4 anëtarët e së cilës mbetën të plagosur rëndë si pasojë e shpërthimit të bombolave të gazit në hotelin e tyre në Velipojë, ka treguar të tjera detaje për ngjarjen e rëndë. Zef Zefi thotë për mediat se ata kishin ardhur vetëm një ditë më parë në hotelin e tyre në Velipojë, për ta pastruar dhe për t'u përgatitur për sezonin turistik. Sipas të afërmit të familjes Gjoka, ka qenë kryefamiljarja Alketa e cila ishte ngritur për të bërë një kafe në një nga bombolat e vogla, ndeza e së cilës shkaktoi më pas shpërthimin.
Ai thotë se dy prej 4 të plagosurve i kishte gjetur në pishinë pas shpërthimit, ku kishin hyrë për të lehtësuar dhimbjet nga djegia.
"Po vija rrugës dhe e ndjeva shpërthimin, kur vij këtu i në pishinë. Gruaja ishte ngritur për të bërë kafe në kuzhinë dhe mesa duket do ketë patur ndonjë rrjedhje dhe ajo ka shkaktuar shpërthimin. Gjendja e tyre është shumë e rëndë. Ata mbrëmë erdhën, burrin e ka në Itali, ata erdhën për të pastruar për të punuar më pas për të filluar sezonin", tha ai.
Shkatërrimi nga shpërthimi i bombolave të gazit në hotelin në Velipojë ka përmasa të frikshme. Sikurse mund të shihet nga pamjet e siguruara nga "Report Tv", kati i parë i hotelit është shkatërruar tërësisht, ku çdo gjë është thyer apo është djegur.
Të tjera detaje janë mësuar në lidhje me ngjarjen e rëndë që u regjistrua mëngjesin e sotëm në Velipojë, ku mësohet se kanë plasur disa bombola. Gazetari i Report Tv, Ergys Kavaja bën me dije se bombolat ishin në një magazinë në pjesën e pasme të hotelit, që kanë shpërthyer njëra pas tjetrës. Kanë qenë forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse që kanë shmangur që kjo ngjarje e rëndë të merrte përmasa edhe më tragjike, duke nxjerrë 5 bombol të cilat ishin gati për të plasur.
Hajde injorante,hajde! Po mbahen bombolat ne magazine?! Ketu ne U.S.A.bombolat kur i shpie te supermaketet,per t'i shkembyer e te blesh te reja,nuk te lejojne as bosh t'i futesh ne ndertese,jo me plot qe jo e jo.Vete supermarketet i mbajne jashte ne dollape prej rrjete te forte metalike.Dhe mbushjen e tyre behet vetem nga nje kompani e licensuar per cdo shtet.Kurse keta i kishin mbledhur koleksion ne magazine,ne nje ambient te mbyllur plus mbanin dhe cisterne gazi!!Mire qe nuk kishte turiste,se do kishin bere hatane.Shteti ashtu sic kontrollon cadrat e shezlonget,duhet te vere rregulla e te beje kontrolle edhe per bombolat ne hotele e restorante,se ne se ndodh ndonje gje,turistet ose te afermit e tyre kane per te hedhur ne gjyq jo vetem pronaret e vendit ku mund te ndodhe aksidenti,por dhe shtetin shqiptar,per mos marrje masash .
PërgjigjuHarami duhet me kop dikah.
Përgjigju