I afërmi i familjes Gjoka, 4 anëtarët e së cilës mbetën të plagosur rëndë si pasojë e shpërthimit të bombolave të gazit në hotelin e tyre në Velipojë, ka treguar të tjera detaje për ngjarjen e rëndë. Zef Zefi thotë për mediat se ata kishin ardhur vetëm një ditë më parë në hotelin e tyre në Velipojë, për ta pastruar dhe për t'u përgatitur për sezonin turistik. Sipas të afërmit të familjes Gjoka, ka qenë kryefamiljarja Alketa e cila ishte ngritur për të bërë një kafe në një nga bombolat e vogla, ndeza e së cilës shkaktoi më pas shpërthimin.
Ai thotë se dy prej 4 të plagosurve i kishte gjetur në pishinë pas shpërthimit, ku kishin hyrë për të lehtësuar dhimbjet nga djegia.
"Po vija rrugës dhe e ndjeva shpërthimin, kur vij këtu i në pishinë. Gruaja ishte ngritur për të bërë kafe në kuzhinë dhe mesa duket do ketë patur ndonjë rrjedhje dhe ajo ka shkaktuar shpërthimin. Gjendja e tyre është shumë e rëndë. Ata mbrëmë erdhën, burrin e ka në Itali, ata erdhën për të pastruar për të punuar më pas për të filluar sezonin", tha ai.
Lajmi kryesor:
Magazina 'arsenal' bombolash gazi, shkrumbohet nga flakët hoteli në Velipojë! Plagosen rëndë pronarët, 4 anëtarët e familjes Gjoka me djegie të rëndë në QSUT
//ReportTv.al