Një bombël gazi e cila ka shpërthyer në Vlorë ka shkaktuar dëme në një banesë.
Siç njofton policia, ngjarja ka ndodhur në fshatin Drithas, Llaktund, në banesën e shtetasit K. T, ku dyshohet se ka rënë zjarr si pasojë e rrjedhjes së një bombule gazi, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Komento