Një makinë tip “Golf 4” ka marrë flakë gjatë qarkullimit në autostradën “Levan/Vlorë”, pranë fshatit Panaja. Drejtuesja e makinës ka nxjerrë automjetin e saj në një nga sheshpushimet anash rrugës sapo ka parë flakët.
Dyshohet se shkak për shpërthimin e makinës në flakë është bërë nxehtësia e tepërt e makinës.
Në njoftimin e bërë nga policia e Vlorës bëhet me dije se drejtuesja e makinës nuk kishte pësuar dëmtime dhe se nuk raportoheshin dëme të tjera përveç atyre materiale, siç shihen edhe në pamjet e siguruara nga Report TV.
“Rreth orës 16:20, në autostradën Vlorë-Fier, në afërsi të mbikalimit në Panaja, dyshohet se si pasojë e një defekti në automjet, ka marrë flakë gjatë lëvizjes, automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasen E. D”-thuhet në njoftimin e policisë.