Kronikë

Shpërthen një tjetër bombol në një banesë në Vlorë (VIDEO)

17 Korrik 2019, 20:34| Përditesimi: 17 Korrik 2019, 22:19

  • Share

VLORË- Një bombol gazi ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në banesën e Razi Hoxhës, në fshatin Drashovicë. Si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz por vetëm dëme materiale.

Ky është rasti i dytë brenda ditës i shpërthimit të një bombole gazi në banesë. Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe shërbimi zjarrfikës.

Një bombol gazi shpërtheu në Selenicë mëngjesin e sotëm duke sjellë përfshirjen e banesës nga flakët, ndërsa janë plagosur burrë e grua. 

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?