Shpërthim i fuqishëm në një pikë karburanti në Dagestan, në Rusi! 30 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

15 Gusht 2023, 10:02| Përditesimi: 15 Gusht 2023, 10:08

  • Share

 

Të paktën 30 persona janë vrarë pas një shpërthimi në një pikë karburanti në republikën ruse të Dagestanit në jug të Rusisë.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 21:40, në kryeqytetin rajonal Makhachkala, i cili ndodhet në bregun e Detit Kaspik.

Dhjetëra persona të tjerë kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi , shkaku i të cilit ende nuk dihet.

“Gjithashtu, 75 persona të tjerë u plagosën nga shpërthimi në kryeqytetin e Dagestanit, Makhachkala”, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve TASS, duke cituar Ministrinë ruse të Menaxhimit të Emergjencave.

Mediat raportojnë se zjarri ishte përhapur në një sipërfaqe prej 600 metrash katrorë dhe se ekzistonte rreziku i shpërthimeve të mëtejshme.

“Kërkimi për viktimat dhe pastrimi i mbeturinave mbetet në vazhdim”, tha TASS.

Hetimet për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së hënës, kane nisur dhe mendohet se një mosrespektim i rregullave të sigurisë mund të ketë shkaktuar shpërthimin.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Jenssen: Ukraina mund të heqë dorë nga një pjesë e territorit në këmbim të anëtarësimit! Përgjigja e Podolyak: Heqja dorë nga territori është qesharake


M.T//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?