Kronikë

Shpërthim me eksploziv në katin e parë të hotel 'Dea' në Sarandë, vetëm dëme materiale

24 Prill 2022, 22:42| Përditesimi: 25 Prill 2022, 06:56

  • Share

SARANDË- Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Sarandë në zonën turistike të Kanalit të Çukës. Eksplosivi është vendosur në katin e parë hotel 'Dea' dhe raportohet vetëm për dëme materiale.

Policia thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:45, në lagjen nr.1, Sarandë.

"Në katin e parë të një hotelit, në pronësi të shtetasit N. Y., ka shpërthyer një sasi lënde, e dyshuar eksplozive".

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

M.Q./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni tonet e përdorura deri më tani në fushatën e 11 majit?