Një shpërthim i fuqishëm tronditi zonën bregdetare të Radhimës në orët e para të ditës së enjte. Ngjarja u shënua në orën 02:30 të mëngjesit në bar restorant "Odeon 2".
Rreth 400 gr tritol është vendosur në vetratën e jashtme, në pjesën ku gjendej kuzhina e lokalit. Siç shihet nga pamjet e siguruara nga Report Tv, dëmet materiale janë të mëdha, por kanë shpëtuar pa lëndime katër punëtorë që ishin duke fjetur brenda.
Lokali në zonën bregdetare është në pronësi të Gjik Novruzit por Sadrit Shabani nga Elbasani e kishte marrë me qira për sezonin e verës. Pistat e hetimit janë përqendruar tek e shkuara e Shabanit dhe njohja me Çapajt sepse ka qenë i punësuar si DJ në lokalin e tyre, ka dëshmuar tre muaj më parë në GJKKO për vrasjen e babë e bir, Gentian dhe Nezir Beqiri. Shabani u mor në pyetje pasi dyshohet se ka shërbyer si korrier i kunatit të tij Florenc Çela për të përcjellë një letër të bashkëpunëtorit të drejtësisë, Ervis Bardhi tek Çapajt. Gjatë seancës ka pohuar se ka përcjellë letrën, por se nuk kishte dijeni për ngjarjen.
Ai ishte DJ në lokal Univers të fisit Çapja dhe është kunati i Florenc Çelës ndërsa në shkurt të 2022 u mor në pyetje në lidhje me vrasjen e Gentian e Nezir Beqirit në vitin 2012. Grupi hetimor punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Si ndodhi vrasja e Gentian dhe Nezir Beqirit? Ata u vranë në banesën e tyre, ku Gentian Beqiri allias Ardian Meta ishte në ‘arrest shtëpie’ dhe ruhej me dy policë në derën e shtëpisë, pasi akuzohej si autor i vrasjes së biznesmenit të njohur Sokol Çapja, ngjarje kjo e ndodhur në dhjetor të vitit 2005, i cili dyshohet se u pagua nga fisi i Çelajve. Vrasja e Gentian Beqirit, është kryer në ambientet e brendshme të banesës së tij, që ndodhet në lagjen “Sporti i vjetër” në Elbasan, ku teksa qëndronte i shtrirë në krevat pasi ishte i paralizuar është qëlluar për vdekje me 7 plumba të një pistolete me silenciator dhe më pas rrahën për vdekje edhe babanë e tij Nezir Beqiri. Kjo ndodhi ndërkohë që jashtë derës së shtëpisë ruanin dy efektivat e policisë, të cilët u akuzuan më pas për “Shpërdorim detyre”. Të arrestuar për këtë ngjarje janë i penduari dhe bashkëpunëtori i drejtësisë Ervis Bardhi, Olsi Leku, Etjen Cani, Klajdi Dokoli.
Lokali dhe demet ne te
Sadrit Shabani
Sadrit Shabani nga Elbasani kishte marrë me qira lokalin ‘Odeon’ Gjik Novruzit, të cilit iu vendos tritol në Radhimë. Shabani nuk është një emër i panjohur për policinë pasi ishte DJ në lokal Univers të fisit Çapaj dhe është kunati i Florenc Çelën. Në shkurt të 2022 Sadrit Shabani u mor në pyetje në lidhje me vrasjen e Gentian e Nezir Beqirit në vitin 2012.