Kronikë

Shpërthim tritoli në një dyqan motorash në Vlorë, kamerat e sigurisë filmuan autorin e maskuar! Pronari: S'kam konflikte (VIDEO)

24 Qershor, 23:21| Përditesimi: 25 Qershor, 09:21

  • Share

Vlorë- Një shpërthim tritoli ka ndodhur në një dyqan motorësh në qytetin e Vlorës mbrëmjen e sotme në lagjen “Bashkimi”.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se tritoli është vendosur në godinën e biznesit në pronësi të Vasillaq Bezhani, në rrugën Transballkanike, që funksionon si dyqan për shitje dhe servis motomjetesh.

Në momentin që ndodhi shpërthimi, biznesi ka qenë i mbyllur dhe mësohet se është vendosur midis dyqanit të motorave dhe një banese. Nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale.

Zona ku ka ndodhur shpërthimi është një zonë që ka edhe kamera sigurie dhe personi i maskuar që ka hedhur lëndën plasëse është filmuar nga këto të fundit.

Policia po merr në pyetje persona që mund të kenë dijeni për këtë shpërthim, informoi gazetari i Report Tv Armand Xhelili, ndërsa pronari është shprehur se nuk ka konflikte.

'Vlorë/Informacion paraprak. Rreth orës 23:00, në lagjen “Bashkimi”, në dritaren e një servisi motorësh, në pronësi të shtetasit V. B., ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse, ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale', thuhet në njoftimin e policisë. 

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ëve të dyshuar.

S.B/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • çami: 25/06/2025 09:07

    t gjitha kto n vlor dihet kush i ben me pages ka ber dhe vrasje vendos tritol xhekjano dhoraj djali i çufos ish-policit

    Përgjigju
    • [email protected]: 25/06/2025 10:10

      S'te doli Kuksi ty qe vazhdon akoma me intriga, apo e ke ne gjak

  • goni: 25/06/2025 01:05

    VLORA..VLORA.VLORA.VLORA..BJERI ME TE LUMTE DORA...VLORA...VLORA ..VLORA. ..JA DO BEHET VLORA E JONA JA DO BEHET SHKRUMB E HI...ptu...ptu..ptu...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se rinumërimi i pothuajse gjysmës së votave është farsë e kotë?