Një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e enjtes në rezidencën e ambasadorit norvegjez në Izrael në Herzliya, tha ministria e Jashtme norvegjeze, sipas raportimeve të mediave izraelite.
"Ne kemi qenë në kontakt me ambasadën. Asnjë anëtar i stafit të ambasadës nuk u lëndua gjatë incidentit", tha Ministria e Jashtme në një deklaratë.
Mediat lokale raportuan se një granatë u hodh në rezidencë, duke shkaktuar dëme materiale. Ministri i Jashtëm izraelit Gideon Saar dënoi sulmin ndërsa njoftoi se kishte komunikuar me ambasadorin norvegjez Per Egil Selvaag.
"Më parë fola me ambasadorin norvegjez në Izrael, Per Egil Selvaag, në oborrin e të cilit u hodh një granatë sonte në mbrëmje. E dënoj fuqimisht këtë krim të rëndë dhe të rrezikshëm", tha ministri izraelit.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Trump: E vështirë që Izraeli të ndalë sulmet ndaj Iranit, sepse po fiton! Media: Ushtria izraelite qëllon mbi palestinezët që po merrnin ndihma, 35 viktima
Xh.D/ReportTv.al
