Bota

Vritet shefi i ri i Shtabit të Përgjithshëm në Iran, sulm kibernetik edhe bankës qendrore! Goditet selia e Mossadit në Izrael

17 Qershor, 07:24| Përditesimi: 17 Qershor, 12:05

  • Share

Irani ka shënjestruar sërish Izraelin. Shpërthime të reja u raportuan gjatë natës në Izraelin qendror. IDF konfirmoi se Irani kishte lëshuar rreth 20 raketa balistike në sulmin e fundit. Sulme pati në Tel Aviv dhe Jerusalem. Një raketë ra në një parking në Izraelin qendror, duke shkaktuar dëme dhe duke i vënë flakën një autobusi bosh. Një tjetër goditi Herzliya-n, një qytet disa kilometra në veri të Tel Aviv-it.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit njoftuan sot se kishin eliminuar shefin e ri të Shtabit të Përgjithshëm iranian Ali Shadmani pasi goditën gjatë natës një qendër komande operative në Teheran. Shadmani u emëruar për të udhëhequr Forcat e Armatosura Iraniane katër ditë më parë pas eliminimit të paraardhësit të tij, Alaa Ali Rashid në ditën e parë të ofensivës izraelite.

"Brenda natës, Forcat Ajrore Izraelite, duke përdorur inteligjencën e saktë të marrë nga Drejtoria e Inteligjencës së IDF-së dhe duke shfrytëzuar një mundësi të papritur, goditën një qendër komande operative në zemër të Teheranit, duke eliminuar Ali Shadmani-n, Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të kohës së luftës, komandantin më të lartë ushtarak të Iranit dhe krahun e djathtë të Udhëheqësit Suprem Ali Khamenei ", tha IDF në deklaratë.
 

Nga ana tjetër, mediat iraniane kanë raportuar se është goditur selia e Mossadit, agjencia e inteligjencës izraelite, pranë Tel Avivit. Mossad ka konfirmuar se ka kryer një sulm kibernetik ndaj bankës qendrore iraniane. 

Ndërkohë, Donald Trump u largua herët nga takimi i G7 në Kanada për shkak të "asaj që po ndodh në Lindjen e Mesme", por nënshkroi një deklaratë të përbashkët me grupin për të shprehur mbështetje për Izraelin dhe për ta etiketuar Iranin si një burim paqëndrueshmërie.

Në një postim në rrjetet sociale, Trump shkroi gjithashtu me shkronja kapitale se Irani "NUK MUND TË KETË ARMË BËRTHAMORE", duke shtuar "të gjithë duhet të evakuohen menjëherë nga Teherani".

Lajm në përditësim...

Ora 11:35
Izraelitët strehohen ndërsa disa raketa iraniane godasin vendin

 Njerëzit strehohen në një parking në Tel Aviv në mes të një breshërie të re raketash iraniane më 17 qershor. Paraditen e të Martës, ushtria izraelite dha alarmin se sulme ajrore po ndërmerreshin nga Irani në veri të vendit.

Ora 11:34
Izraeli kryen sulm kibernetik në Iran, Mossad: Goditëm bankën qendrore të regjimit

1750153227_iranbanksepahsignboard.jpg

Një sulm i madh kibernetik ka goditur bankat iraniane të lidhura me Gardën Revolucionare në Iran, raportoi Pasdaran.

Mediat iraniane raportuan se të gjitha bazat e të dhënave të Sepah Bank, një nga bankat më të mëdha të Iranit, janë fshirë në një sulm të madh kibernetik.

Sipas mediave, të gjitha bankomatët e saj janë jashtë funksionit dhe klientët nuk mund të tërheqin para në dorë.

Sulmi konfirmohet edhe nga Mossadi përmes një postimi në X: "Pati një sulm kibernetik kundër bankës qendrore iraniane të regjimit, Sepah."

Ora 11:15
Mediat iraniane: Goditet selia qendrore e Mossadit pranë Tel Avivit

1750152356_lcimg90acc4231bf84eaca9d9744bb45c765b.jpeg

Raketat balistike iraniane kanë goditur selinë e Mossadit (agjencisë së inteligjencës izraelite) në Herzliya, pranë Tel Avivit. 

Mediat iraniane pretendojnë se raketat e lëshuara nga Pasdarani, Garda Revolucionare Iraniane, kanë arritur edhe në qendrën logjistike të Drejtorisë së Inteligjencës në Glilot. 

Për momentin nuk ka konfirmim nga Izraeli.

Ora 11:10
Trump: Armëpushim Izrael-Iran? Dua fundin e luftës

1748364051_donaldtrump.jpg

"Ne po kërkojmë diçka më të mirë se një armëpushim, një "fund të vërtetë" të luftës midis Iranit dhe Izraelit". Kjo u tha nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump duke folur me gazetarët në bordin e Air Force One pasi mbërriti në Uashington pas Samitit të G7 në Kanada.

Presidenti Donald Trump ndërkohë, po shqyrton dërgimin e Steve Witkoff ose Zv. Presidentit JD Vance në Teheran për t'u takuar me zyrtarë iranianë, raportoi gazetarja e CBS News, Jennifer Jacobs, e cila udhëtoi në bordin e Air Force One nga Kanadaja. 

Trump deklaroi se nëse i dërguari i SHBA-së për Lindjen e Mesme apo zëvendëspresidenti i SHBA-së do të vendosen në Teheran "do të varet nga ajo që ndodh kur të kthehem" në Uashington DC. 

Duke folur për CBS, presidenti amerikan saktësoi se nuk po kërkonte një armëpushim, duke shtuar se donte një "fund të vërtetë" të problemit bërthamor të Iranit. Ai u shpreh gjithashtu se Teherani duhet të heqë dorë nga armët e tij bërthamore dhe se Izraeli nuk do t'i ngadalësojë sulmet e tij.

"Do ta mësoni në dy ditët e ardhshme. Do ta mësoni. Askush nuk është ngadalësuar ende", tha Trump në Air Force One, pasi u largua nga samiti i G7 në Kanada një ditë më parë.

Ora 10:10
Alarm në Izrael, IDF: Një avion armiqësor ka hyrë në hapësirën tonë ajrore

1750148123_img1191667.webp

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit ka dhënë alarmin për prezencën e një avioni armiqësor në veri të vendit. Në një postim në X, IDF njofton se sirenat po bien në zonë.

“Sirena që bien në Izraelin verior për shkak të infiltrimit të një avioni armiqësor”, thuhet në reagimin e IDF.

Ora 08:31
Izraeli: Eliminuam shefin e ri të Shtabit të Përgjithshëm të Iranit, Ali Shadmani

1750143750_GU3lMJEXsAAQnU.jpg

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit thanë sot se eliminuan Shefin e Shtabit të Përgjithshëm iranian Ali Shadmani në sulmet e tyre. IDF thekson se gjatë natës shënjestruan një qendër komande operative në Teheran, ku mbeti i vrarë edhe Shadmani.

"Brenda natës, Forcat Ajrore Izraelite, duke përdorur inteligjencën e saktë të marrë nga Drejtoria e Inteligjencës së IDF-së dhe duke shfrytëzuar një mundësi të papritur, goditën një qendër komande operative në zemër të Teheranit, duke eliminuar Ali Shadmani-n, Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të kohës së luftës, komandantin më të lartë ushtarak të Iranit dhe krahun e djathtë të Udhëheqësit Suprem Ali Khamenei. 

Shadmani mbante postin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të kohës së luftës dhe komandantin e Komandës së Emergjencave të Forcave të Armatosura të Iranit. Ai kishte autoritet si mbi Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ashtu edhe mbi ushtrinë e rregullt. Në fillim të operacionit, ai u emërua për të udhëhequr Forcat e Armatosura Iraniane pas eliminimit të paraardhësit të tij, Alaa Ali Rashid, i cili u vra në sulmin hapës të Operacionit 'Rising Lion'", tha ushtria izraelite.

Ora 07:55
Trump thumbon Macron: Largimi im nga G7 s’ka të bëjë me armëpushimin Izrael-Iran. Mediat: Do mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare

1749762992_3fcf709a6e7c549975c4f7330687dba8.jpg

Pas largimit herët nga takimi i G7 në Kanada, Donald Trump ka thumbuar presidentin francez Emmanuel Macron. Trump thotë se Macron gaboi kur deklaroi se ai u largua nga samiti për të punuar për një armëpushim mes Izraelit dhe Iranit, duke shtuar se “është diçka më e madhe se kaq”.

Më tej, ai shton “qoftë me qëllim apo jo, Emmanuel gjithmonë gabon”.

“Presidenti francez Emmanuel Macron, i cili kërkon publicitet, tha gabimisht se unë u largova nga Samiti i G7-ës në Kanada për t'u kthyer në Uashington për të punuar për një "armëpushim" midis Izraelit dhe Iranit. Gabim! Ai nuk e ka idenë pse jam tani duke shkuar në Uashington, por sigurisht që kjo nuk ka të bëjë fare me një armëpushim. Shumë më tepër se kaq. Qoftë me qëllim apo jo, Emmanuel gjithmonë gabon. Qëndroni në pritje!”, ka shkruar Trump në Truth Social.

Arsyeja e largimit të Trump mund të ketë qenë një mbledhje e rëndësishme në Shtëpinë e Bardhë. Fox News raporton se Presidenti amerikan ka urdhëruar që anëtarët e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të takohen me të, në atë që quhet Dhoma e Situatave (Situation Room).

Ora 00:00
Kina: Trump po i hedh benzinë zjarrit, rrezik për përshkallëzimin e konfliktit Izrael-Iran

1750151492_istockphoto515912196612x612.jpg

Kina ka akuzuar Donald Trump se "po i hedh benzinë " konfliktit Iran-Izrael, duke iu referuar thirrjes së presidentit amerikan drejtuar qytetarëve të Teheranit që të "evakuohen menjëherë".

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Guo Jiakun, tha në një konferencë për shtyp se "hedhja e benzinës në zjarr, kërcënimet dhe rritja e presionit nuk do të ndihmojnë në nxitjen e çtensionimit të situatës".

Në vend të kësaj, shtoi Guo, "kjo vetëm sa do ta intensifikojë dhe zgjerojë konfliktin".

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se rinumërimi i 44% të kutive të votimit do ndryshojë rezultatin?