Mediat iraniane raportojnë për shpërthime të fuqishme në pjesën lindore dhe perëndimore të Teheranit, pas bombardimeve të kryera nga Forcat Ajrore izraelite. Sipas agjencisë së lajmeve Fars, ushtria izraelite ka sulmuar gjithashtu një bazë ushtarake në pjesën perëndimore të vendit.
Zëdhënësi persishtfolës i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), Kamal Pinhasi, ka publikuar një paralajmërim urgjent për qytetarët e kryeqytetit iranian, duke u bërë thirrje të evakuohen nga Distrikti 3 i Teheranit.
“Paralajmërim urgjent për punonjësit dhe banorët e Distriktit 3 të Teheranit. Gjatë orëve në vijim, IDF do të veprojë në këtë zonë, ashtu siç ka bërë ditët e fundit në gjithë Teheranin, për të goditur infrastrukturat ushtarake të regjimit iranian. Të dashur qytetarë, për sigurinë tuaj, ju lutemi të evakuoni menjëherë zonën e shënuar në Distriktin 3”, shkruhej në njoftim, të cilit i ishte bashkangjitur edhe një hartë.
Lajmi kryesor:
Bombardohet televizioni shtetëror iranian! Teherani: Krim lufte, do ta sulmojmë Izraelin gjatë gjithë natës! Khamenei do që të largohet në Rusi (VIDEO)
S.B/ReportTv.al
