Gazetari Ronald Gjoshi ka sjellë përjetimet e banorëve të Gramshit pranë vendit ku ndodhi shpërthimi e cila plagosi dy vëllezër në makinën e tyre teksa po ecnin në Unazën e qytetit. Një burrë dhe një grua që kanë shtëpinë pranë rrugës ku ndodhi ngjarja thonë se u duk si një bombë atomike shpërthimi.
'Plasi shpërthimi. U trembëm, filoi që tek benzi i parë filloi. Kur ndaloi këtu, plasi si bombë e madhe. Dy vëllezërit nuk i njoh, njoh famijlen. Njerëz të urtë. Babai i dy fëmijëve ka qenë në uzinë. E ëma është pastruese tek shkolla. I ati në pension. Nuk i njoh për njerëz të këqij. Çunat nuk i njihja.'
'Në banesë nuk ka patur, por makina është dëmtuar. U trembëm. Lajmëruam policinë, zjarrfikësin. Të atin ia njoh. Ishim brenda në shtëpi. U duk si bombë atomike. Kam 11 vjet që e kam ble makinën, por llamarina rregullohet.'
Në fillim u mendua si shpërthim me tritol, teksa u fol për një ngjarje kriminale. Më pas rezultoi se në kroskotin e makinës vëllezërit mbanin me vete lëndë plasëse për peshkim, me shumë mundësi dinamit e cila ka shpërthyer prej nxehtësisë, teksa makina ishte në lëvizje e sipër.
Lajmi kryesor:
E rëndë në Gramsh/ Kishin dinamit në kroskot, makina shpërthen në ecje! Plagosen dy vëllezër (EMRAT)
G.K/ReportTv.al