VLORË- Kamerat e sigurisë së bar restorant "Odeon2" në Radhimë kanë filmuar autorin, por policia ende nuk ka mundur ta identifikojë. Një ditë pas shpërthimit që shkaktoi dëme të shumta në lokalin e Sadrit Shabanit mësohet se " lënda eksplozive ishte e lidhur me telefon dhe vendos në kolonën kryesore pranë kuzhinës".
Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë, të cilat kanë filmuar autorin me motor dhe skafandë që ka vendosur tritolin dhe më pas dyshohet se e ka aktivizuar përmes celularit. Në pyetje janë marrë punëtorët dhe pronari por pa dhënë detaje që mund të ndihmojë hetimin. Burimet thanë se po hetohet e shkuara e Sadrit Shabanit në Elbasan, i cili njihet për lidhjen me familjen Çapja, ndërsa pista tjetër është konflikte për shkak të konkurrencës në biznes.
Lokali në zonën bregdetare është në pronësi të Gjik Novruzit por Sadrit Shabani nga Elbasani e kishte marrë me qira për sezonin e verës. Pistat e hetimit janë përqendruar tek e shkuara e Shabanit dhe njohja me Çapajt sepse ka qenë i punësuar si DJ në lokalin e tyre, ka dëshmuar tre muaj më parë në GJKKO për vrasjen e babë e bir, Gentian dhe Nezir Beqiri. Shabani u mor në pyetje pasi dyshohet se ka shërbyer si korrier i kunatit të tij Florenc Çela për të përcjellë një letër të bashkëpunëtorit të drejtësisë, Ervis Bardhi tek Çapajt. Gjatë seancës ka pohuar se ka përcjellë letrën, por se nuk kishte dijeni për ngjarjen.
Ai ishte DJ në lokal Univers të fisit Çapja dhe është kunati i Florenc Çelës ndërsa në shkurt të 2022 u mor në pyetje në lidhje me vrasjen e Gentian e Nezir Beqirit në vitin 2012. Ndër të tjera dyshohet se tritoli mund të jetë vënë edhe për çështje konkurrence nga persona që e kanë pasur me qira lokalin gjatë sezonit të shkuar.
Kete vit kam zgjedhur jugun te vij e te kaloj pushimet me familjen. NJe udhetim pas tre vitesh pa ardhur ne Shqiperi. POr kur lexoj tituj te tille, alarmohem pak se kam pershtypjen se shumica e lokaleve ne jug, jane ndertuar direkt apo inderikt me para te papastra dhe menaxhohen nga individe te erret qe nuk kane asnje kulture mikpritje, por vetem grabitjeje apo vjedhje.
Përgjigju