Policia ka dhënë sqarime lidhur me ngjarjen e rëndë në Gramsh teksa shpërtheu makina e dy vëllezve që mbetën të plagosur. Sipas policisë dhe pas ekzaminimeve të Repartit Renea, nuk kemi të bëjmë me një ngjarje kriminale.
Lënda e shpërthyer ishte e vendosur në kroskotin e automjetit dhe bëhet fjalë për lëndën plasëse Amonit Malor, me fuqi të ulët veprimi, e cila mund të ketë shpërthyer për shkak të nxehtësisë.
"Për sqarimin dhe dokumentimin e këtij rasti u ngrit një grup i posaçëm hetimor dhe në vendngjarje shkoi edhe njësia antieksploziv e Repartit Special Renea, për të kryer ekzaminime të mekanizmit e rrethaneve qe kishin ndikuar në shpërthimin e ndodhur në automjet.
Në përfundim të veprimeve të para, rezultoi se nuk ka pasur shpërthim nga jashtë të automjetit (pra nuk kemi të bëjmë me lëndë eksplozive) por dyshohet se drejtuesi i automjetit ka pasur në kroskotin e automjetit lëndë plasëse të dyshuar Amonit Malor, me fuqi të ulët veprimi, lëndë e cila dyshohet se ka shpërthyer për shkak të nxehtësisë.
Nga tërësia e veprimeve të kryera rezulton se kemi të bëjmë me një ngjarje aksidentale dhe nuk ka asnjë indicje për veprim kriminal ndaj të dëmtuarëve."
Lajmi kryesor:
E rëndë në Gramsh/ Kishin dinamit në kroskot, makina shpërthen në ecje! Plagosen dy vëllezër (EMRAT)
G.K/ReportTv.al