Kronikë

Shpërthimi në hotelin e familjes Gjoka, drejtori i zjarrfikësve Shkodër: Bombolat e kampingut janë ‘kancer’, qëndrojnë 10 muaj pa u përdorur dhe krijojnë rrjedhje

5 Korrik 2021, 12:12| Përditesimi: 5 Korrik 2021, 12:21

  • Share

Drejtori i zjarrfikësve Shkodër Agron Dibra ka dhënë detaje rreth shpërthimit që ka ndodhur në hotelin e familjes Gjoka në Velipojë, si pasojë e rrjedhjes së gazit. Ai deklaron se familjarët nuk kanë mundur të japin dëshmi për shkak të gjendjes së rëndë në të cilën ndodhen.

Sipas tij bombolat e kapingut janë shumë të rrezikshme sepse qëndrojnë gjatë pa u përdorur. Ai i ka cilësuar ato si “kanceri” dhe theksoi se nuk duhen perdorur gjithmonë. Ndërkaq theksoi se bombolat kanë qenë të kolauduara.

“Informacioni eshte marrë rreth ores 6:50 dhe është dërguar mjeti në Velipojë. Ngjarja ka ardhur nga rrjedhja e gazit, është rrjedhje që në moment në mëngjes kanë dashur që të bejë një kafe dhe ka eksploduar. Gazi ka një specifikë të veçantë se kur është në një ambient të mbyllur nuk arrin me e përceptu se është i hapur. Nga një ambient i jashtëm në një ambient të brendshëm do ta kishte vënë re dikush.

Kur eshte ne mjedis te mbyllur gazin nuk e kupton se ka rrjedhje. Afër zonës së hotelit sezoni fillon më vonë se në ranën e hedhun. Familjarët skanë mundur të japin dëshmi. Pavarësisht apeleve qe kam bërë ato bombola jane jashtezakonisht te rrezikshme sidomos në Velipojë që qëndrojnë me nga 10 muaj pa u përdorur, gominat forcohen dhe kur i merr me i vënë në punë krijojne rrjedhje. Ata përdoren më shumë në ambiente të hapura.

Bombolat e kapingut jane gangrena ose kanceri i pjesës së përdorimit të gazit në ambiente familjare ose në kabina. Nuk duhen perdorur gjithmone. Hoteli ka qenë i ndarë në 2 pjesë, kati i parë i shkëputur nga kati i dytë dhe i 3 me anë të shkallëve. Këta janë bombola të kolauduara.  Bombolat e kampingut qe i shohim duke u furnizuar ne karburante eshte rreptesisht e ndaluar. Bombola e kampingut e rrezikshme”, tha ai.


Lajmi kryesor:

Shpërthimi në hotelin në Velipojë, ISHTI sqaron si ndodhi ngjarja: Shkak rrjedhja e gazit nga një bombol, u harrua hapur gjatë natës


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?