Roland Hoxha (Vreçani) është personi që ka humbur jetën në shpërthimin e fuqishëm që tronditi Lushnjën pasditen e sotme. Policia në një reagim zyrtar bën me dije se shkak për shpërthimin e ndodhur në një kapanon në pronësi të deputetit të PS Bujar Çela, ishte rënia në kontakt me linjën elektrike të vinçit që drejtohej nga Roland Hoxha.
Për pasojë, mësohet se 7 persona të tjerë, punonjës pranë kapanonit, kanë mbetur të plagosur. Ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Rreth orës 16:05 në vendin e quajtur "Rrethrrotullimi i Plasmasit", në një kapanon në ndërtim dyshohet se gjatë punës, një vinçier duke drejtuar një vinç, akisdentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm.
Si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën shtetasi R.H., dhe janë plagosur tetë shtetas mes tyre dhe deputeti B. Ç., të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjeksore.
Menjëherë nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier dhe Komisariati i Policisë Lushnjë është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të shpërthimit”- njofton policia.
Lajmi kryesor:
E rëndë në Lushnjë/ Vinçi prek linjën e tensionit, shpërthen në flakë! Vdesin babë e bir! Mes 7 të plagosurve deputeti i PS, Bujar Çela (VIDEO + FOTO)
B.V/ReportTv.al