Pamje nga vendi i ngjarjes

Shpërthimi në pikën e karburantit 'Veliaj Petrol' në Tiranë, arrestohet menaxheri Miklovan Sollaku! Shkeli rregullat mbi lëndët plasëse dhe djegëse

5 Nëntor 2023, 11:50| Përditesimi: 5 Nëntor 2023, 14:31

  • Share

Agjentët e Komisariatit nr. 4 arrestuan menaxherin e pikës së karburantit KU ndodhi shpërthimi i autobotit të shtunën në rrugën “Bardhyl” në Tiranë. Në pranga ka rënë Miklovan Sollaku, me akuzën se ka shkelur rregullat mbi lëndët plasëse dhe djegëse, me pasojë plagosjen e shoferi i autobotit dhe vetë menaxherit të pikës së karburantit.

Policia dhe prokuroria janë në pritje të ekspertizës për të përcaktuar shkaku e shpërthimit, i cili i shkaktoi dëme edhe Myrto Kadiut, shofer i kamionit.

Dy punonjës u plagosën gjatë shpërthimit në një pikë karburanti në mes të Tiranës. Njeri nga punonjësit u dëmtua në përpjekje për të shmangur ngjarjen, ndërsa tymi mbuloi zonën për pak minuta. Pasi ka ndodhur shpërthimi shoferi i autobotit Myrto Kadiu ka tentuar që të ndalojë furnizimin e karburantit, por në momentin që ka tentuar që të heqë tubin e furnizimit nga pajisja, është dëmtuar në fytyrë dhe duar.

Pavarësisht se kishte marrë plagë, ai ka hipur në autobot për ta larguar nga karburanti për të shmangur një shpërthim më të madh që mund të shkaktonte tragjedi. Për shkak të plagëve në duar nuk ka mundur ta largojë autobotin nga aty dhe si pasojë ka humbur drejtimin, duke e spostuar me një gomë në shkallët e dyqanit ngjitur. Fatmirësisht ka frenuar dhe në dyqan nuk raportohet për persona të lënduar. 

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pilitikne Kurva jane te gjithe!: 06/11/2023 00:09

    Palaceria e ketij shteti te kapur nga kriminele ne 30 vitet e “demokracise “ te bejene per te vjelle. Njeri pushretar me kurve se tjetri. Karburante mes pallatesh dhe ne trotuar gjen vetem ne kete vend bajge. Jeni reace e degraduar.

    Përgjigju
  • Iris: 05/11/2023 23:32

    /EDI/,ketu ku jetoj une,ne distancen pune-shtepi qe eshte 15-20 min.me makine jane 1 stacion vetem per makina elektrike dhe 3 per makina me gaz,te gjitha ne mes te qendrave te banuara e ne rruge me trafik.Nuk e kane fajin pikat e karburantit,por njerezit.

    Përgjigju
  • edi: 05/11/2023 13:07

    po pika karburanti ne mes te qytetit ky eshte tmerr po do kujtohenu ti hiqninkur te ndodhi ndonje fatkeqesi..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?