TIRANË- Një shpërthim i fortë ka ndodhur sot në mesditë (4 nëntor) në pikën e karburantit "Veliaj Petrol" në rrugën ‘’Bardhyl’’ në Tiranë gjatë kohës që pajisjet e karburantit ka qenë duke u furnizuar me gaz nga një autobot.
Si pasojë është dëmtuar menaxher i karburantit Miklovan Sollaku dhe shoferi i autobotit, Myrti Kadiu. Sollaku ka pësuar lëndime në dorë, kurse shoferi i autobotit ka marrë plagë në duar dhe në fytyrë prandaj është dërguar në spital dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Njëri nga punonjësit u dëmtua në përpjekje për të shmangur ngjarjen, ndërsa tymi mbuloi zonën për pak minuta. Pasi ka ndodhur shpërthimi shoferi i autobotit ka tentuar që të ndalojë furnizimin e karburantit por në momentin që ka tentuar që të heqë tubin e furnizimit nga pajisja, është dëmtuar në fytyrë dhe duar. Pavarësisht se kishte marrë plagë, ai ka hipur në autobot për ta larguar nga karburanti për të shmangur një shpërthim më të madh që mund të shkaktonte tragjedi. Për shkak të plagëve në duar nuk ka mundur ta largojë autobotin nga aty dhe si pasojë ka humbur drejtimin, duke e spostuar me një gomë në shkallët e dyqanit ngjitur. Fatmirësisht ka frenuar dhe në dyqan nuk raportohet për persona të lënduar.
Gazetari i Report Tv Freard Rista bën me dije se shpërthimi dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e rrjedhjes së gazit. Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
"Më datë 04.11.2023, rreth orës 13:30, në Rrugën Bardhyl, gjatë kohës që ka qenë duke u furnizuar një karburant me benzinë, nga një autobot, ka ndodhur një shpërthim. Si pasojë është dëmtuar shtetasi M. Ç., (menaxher) dhe shtetasi M. K. (shoferi i autobotit), të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve", njofton policia.
Punonjësja e dyqanit që ndodhet ngjitur me pikën e karburantit “Veliaj Petrol” në rrugën ‘’Bardhyl’’ në Tiranë ku ndodhi një shpërthimi teksa po furnizohej me gaz nga autoboti ka dhënë një prononcim pa kamera për Report Tv. Sipas saj autoboti nuk përfundoi te shkallët e dyqanit të saj për shkak të forcës së shpërthimit por sepse shoferi i cili ishte dëmtuar nga shpërthimi nuk e komandoi si duhej autobotin në tentativë për ta larguar.
“Autoboti nuk përfundoi te shkallet nga forca e shpërthimit por pasi shoferi doli të hiqte zorrën dhe u dëmtua, hipi prapë në makine për t’u larguar me mjetin që të shmangte një shpërthim të madh dhe ngaqë ishte dëmtuar shumë nuk mundi ta nxjerrë autobotin nga karburanti por e keqdrejtoi dhe ra te shkallët ku ngeci”, tha ajo për gazetarin Freard Rista.
Shpërthimi që ka ndodhur në pikën e karburantit "Veliaj Petrol" në rrugën ‘’Bardhyl’’ në Tiranë teksa po furnizohej me gaz nga një autobot dyshohet se ka ndodhur për shkak të rrjedhjes së gazit.
Shpërthimi në pikën e karburantit "Veliaj Petrol" në rrugën ‘’Bardhyl’’ në Tiranë, teksa po furnizohej me karburant nga një autobot ka qenë shumë i fortë. Siç shihet nga pamjet e siguruara nga Report Tv pas shpërthimit autoboti është spostuar me një gomë në dyqanin ngjitur. Gazetari i Report Tv Freard Rista raporton se nuk bëhet fjalë për lënduar nga dyqani. Të lënduar kanë mbetur vetëm shoferi dhe menaxheri që ishin në karburant.
Jo moj zonje,shoferi e ka ngare autobotin sic duhej,je ti me ate zgaver miu aty nentoke qe e quan dyqan, ne vend te gabuar, qe u bere shkak qe autoboti te ngecte. Nuk i ke lene hapesire levizjeje.Sot mund te ishe djegur e gjalle po te kishte patur zjarr e shperthim, paske dhe surrat e thua qe shoferi nuk e ngau si duhet!!!
PërgjigjuNuk thoni shyqyr qe paska arritur te futet zjarrefikesja or teeeejjjjj
PërgjigjuNuk duhet të jetë Karburantet poshtë pallatve në mes të Lagjeve të banuara
PërgjigjuCdo jave shperthen nje kamburant ne tirane,po jep fryte babezia e erion veliaj per te dhene leje kriminale pa fund.
PërgjigjuEdhe nese i ke dhene lejet sala ,pse si anullojne si te rrezikshme keta rilindasit zemerdhemsur??
Ore mos i ka dhen Sala
me keto pamje ju urojme nje dite te mbare..
Përgjigju