Punonjësja e dyqanit që ndodhet ngjitur me pikën e karburantit “Veliaj Petrol” në rrugën ‘’Bardhyl’’ në Tiranë ku ndodhi një shpërthimi teksa po furnizohej me gaz nga autoboti ka dhënë një prononcim pa kamera për Report Tv. Sipas saj autoboti nuk përfundoi te shkallët e dyqanit të saj për shkak të forcës së shpërthimit por sepse shoferi i cili ishte dëmtuar nga shpërthimi nuk e komandoi si duhej autobotin në tentativë për ta larguar.
“Autoboti nuk përfundoi te shkallet nga forca e shpërthimit por pasi shoferi doli të hiqte zorrën dhe u dëmtua, hipi prapë në makine për t’u larguar me mjetin që të shmangte një shpërthim të madh dhe ngaqë ishte dëmtuar shumë nuk mundi ta nxjerrë autobotin nga karburanti por e keqdrejtoi dhe ra te shkallët ku ngeci”, tha ajo për gazetarin Freard Rista.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Shpërthim në pikën e karburantit në Tiranë, autoboti që po e furnizonte spostohet në dyqan, shmanget tragjedia! Plagosen menaxheri e shoferi! Report Tv sjell pamjet (EMRAT)
B.K/ReportTv.al