Pas shpërthimit të një bombole gazi në një restorant në Ferizaj, kryetari i këtij qyteti, Agim Aliu ka vizituar disa nga pacientët e shtruar në spital që mbetën të plagosur.
Ai ka publikuar disa foto teksa takon pacientët e shtrirë në spital ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Shumë prej tyre shihen të fashuar për shkak të plagëve që kanë marrë në trup.
Në një status në profilin e tij në Faceook, kryetari i Ferizajt shkruan se pamjet janë të tmerrshme, por që uron të mos ketë asnjë viktimë nga kjo ngjarje.
Lajmi kryesor:
Shpërthimi i bombolës së gazit në një restorant në Ferizaj, 44 të plagosur, 14 në gjendje të rëndë (VIDEO-FOTO)
E.M./ReportTv.al