Kaja Kallas

Kurti dhe Vuçiç takohen nesër me shefen e diplomacisë së BE-së! Ambasadori Hovenier: S'mund të themi ende kush qëndron pas sulmit në Zubin Potok! Kurti: Zbatimi i ligjit në Veri ka acaruar Beogradin

2 Dhjetor, 11:25| Përditesimi: 2 Dhjetor, 19:51

  • Share

Zëdhënësja e BE-së, Anitta Hipper, konfirmoi këtë të hënë se nesër (3 dhjetor 2024), Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian (BE) për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kalla, do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin Kurti. Hipper theksoi se takimi nuk ka të bëjë me dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Po ashtu, ambasadorët e QUINT-it i shkuan në zyrë kryeministrit Albin Kurti, pas fundjavës së tensionuar që shënoi sulmin ndaj kanalit të ujit të Ibër-Lepencit në Zubin Potok. Diplomati amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier tha se SHBA mbështesin hetimin dhe se autorët duhet të identifikohen e dënohen.

“Deri në këtë pikë, Shtetet e Bashkuara nuk janë në një pozicion për të përcaktuar se kush qëndron pas sulmit. Nuk jemi në një pozicion për të përjashtuar ndonjë grup të caktuar, shtet apo ndonjë gjë tjetër. Është ende herët, por ende nuk e dimë”,- tha Hovenier për gazetarët.

Më tej Hovenier thkesoi se është me rëndësi që autorët të identifikohen dhe dënohen.

"Mendojmë se është e rëndësishme që ata të cilat janë përgjegjës, të identifikohen dhe mbahen përgjegjës. Këto akte të dhunshme janë të paafalshme dhe e vendosin Kosovën dhe qytetarët në rrezik",- theksoi Hovenier.

Nga ana tjetër, Kurti tha nga foltorja e Kuvendit të Kosovës se Serbia është treguar më agresive ndaj vendit të tij, që kur ky i fundit filloi të reagojë me vendosmëri kundër krimit dhe paligjshmërisë në komunat me shumicë serbe. Ai shtoi se prej kohësh, qeveria e tij është e përqëndruar në fuqizimin e ushtrisë së Kosovës për shkak të tentativa të vazhdueshme të Beogradit për krijuar destablitet dhe konflikt e të armatosur. 

Kanali i ujit Ibër-Lepencit në veri të Kosovës që furnizon me ujë nga Liqeni i Ujmanit disa qytete të vendit, si dhe Korporata Energjetike e Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj u hodh në erë mbrëmjen e 29 nëntorit në fshatin fshatin Varagë të komunës së Zubin Potokut.

Ora 15:38
Kurti dhe Vuçiç takohen nesër me shefen e diplomacisë së BE-së

1733150437_hq720.jpg

Kaja Kallas

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian (BE) për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kalla, do të takohet nesër me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës, Alibin Kurti. Lajmin e bëri me dije zëdhënësja e BE-së, Anitta Hipper duke shtuar se takimi nuk ka të bëjë me dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Takimi ka shumë gjasa që të ketë në vëmendje shpërthimin e ndodhur në Zubin Potok, ku aktualisht është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm për shkak të dëmtimit të kanalit Ibër - Lepenac. Sipas saj, EULEX- i nuk ka mandat ekzekutiv për të kryer hetime, por vetëm për të monitoruar situatën.

"Ne kemi nevojë për bashkëpunim nga të dyja palët. E patë reagimin e përfaqësueses së lartë për atë sulm dhe si do ta trajtojmë ne çështjen,"-tha zëdhënësja.

Ora 15:28
Hedhja në erë e kanalit të ujit të Ibër-Lepencit/ Arrestohet një tjetër një person i dyshuar për lidhje me sulmin

1733150267_e009632efccc40c68bdbc4910c5f.jpg

Polic i Kosovës pranë kanalit të ujit Ibër-Lepenc

Policia e Kosovës ka njoftuar arrestimin edhe të një personi tjetër - pas njoftimit për 8 të arrestuar më parë - i cili dyshohet të jetë i lidhur me sulmin ndaj kanalit të ujit të Ibër-Lepencit në Zubin Potok më 26 nëntor.

Personi i dyshuar, i identifikuar me iniciale J.V., u arrestua mbrëmjen e 1 dhjetorit, “nën dyshimin që mund të ketë pasur rol të rëndësishëm në kuadër të grupit përgjegjës për rastin e sulmit terrorist ndaj infrastrukturës kritike”.

Autoritetet gjyqësore ndaj të dyshuarit kanë caktuar masën e ndalimit prej 48 orësh.

Policia tha se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë sekuestruar edhe armë, përfshirë dhe pajisje ushtarake, përfshirë katër granata dore, një pushkë gjuetie, 500 copë municione të kalibrave të ndryshëm, karikatorë të ndryshëm, radiolidhje, dylbi, një kamerë kamoflueuse, uniforma ushtarake dhe dokumente të ndryshme.

“Situata e sigurisë në veri të vendit aktualisht vlerësohet e qetë, por siç e kemi bërë të ditur në vazhdimësi është një situatë e brishtë, e përcjellë me raste të natyrave të ndryshme kriminale, si rasti i fundit i sulmit kriminal terrorist i ndodhur ndaj infrastrukturës kritike në kanalin e ujit, dhe për këtë vazhdojnë masat shtesë të PK-së”,- thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Ora 15:21
Kosovë/ Kurti: Reagimi jonë kundër krimit në veri ka bërë më agresive Serbinë! Po forcojmë mbrojtjen për shkak të saj

1733149400_thumbsbcbf04a4d7526936f1a91d3.jpg

Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti foli sot (2 dhjetor 2024) në Kuvendin e Kosovës lidhur me ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në veri të vendit.

Në fjalën e tij, Kurti u shpreh i bindur se Serbia është treguar më agresive ndaj Kosovës që kur kjo e fundit filloi të reagojë me vendosmëri kundër kriminalitetit dhe paligjshmërisë në komunat me shumicë serbe.

Ai tha se deri tani janë zbuluar 12 depo me armatime të shumëllojshme në 4 komuna me shumicë serbe.

“Kjo po vazhdon, dikur për çdo muaj, më pastaj për çdo javë e tash për çdo ditë. Janë mbyllur komunat ilegale të Serbisë. Organizatat kriminale  “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e veriut” i kemi shpallur organizata terroriste me 29 qershor të vitit të kaluar dhe është eliminuar ndikimi i tyre si organizata në veriun e Kosovës. Kjo nuk do të thotë që nuk ka elemente kriminale ende atje. Pas 24 vjetësh në katër komunat e veriut janë hapur e funksionalizuar zyrat e regjistrimit të bizneseve e kadastrave, janë mbyllur 6 filiale të bankave të Serbisë”,- tha kryeministri.

Ai tha se gjithnjë e më shumë qytetarë po bashkëpunojnë me shtetin e Kosovës.

“Mbi 4 mijë qytetarë serbë të Kosovës i kanë dorëzuar targat ilegale të lëshuara nga Serbia e janë pajisur me targa RKS e mbi 6 mijë qytetarë janë pajisur me patentë-shofer të Kosovës, e ky sukses i shtetit e rriti nervozen e agresivitetin në Beograd”,- tha Kurti. 

Nga foltorja e Kuvendit të Kosovës, Kurti foli edhe për rritjen e buxhetit për fushën e mbrojtjes. 

“Ne do të dëshironim që në vend të shpenzonim për armatim e municion të shpenzonim për fushat tjera, por për shkak të fqinjit tonë agresiv verior që nuk na njeh, mohon krimet e luftës e vazhdimisht na provokon, dhe në anën tjetër për shkak të tensioneve të reja gjeopolitike, jo vetëm në kontinentin tonë e kemi trefishuar buxhetin e ushtrisë. E kemi dyfishuar numrin e ushtarëve të rekrutuar, dhe i kemi katërfishuar numrin e ushtarakëve të trajnuar jashtë vendit”,- u shpreh Kurti. duke shtuar se është hequr kufizimi i numrit të ushtarëve në FSK.

Ai theksoi se prej kohësh arsenali i ushtrisë kosovare është pasuruar me dronët luftarak Bayraktar nga Republika e Turqisë dhe sistemin anti-tank Javelin nga SHBA.

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?