Kanali Ibër Lepencit (Foto arkiv)

Shpërthimi në Zubin Potok/ Mitrovica mbetet pa ujë pas sulmit

2 Dhjetor, 12:47| Përditesimi: 2 Dhjetor, 12:59

  • Share

Qyteti verior i Kosovës, siç raporton Klan Kosova, sot nuk është furnizuar me ujë, ndërsa për këtë nuk ka patur një njoftim zyrtar.

Situata pason shpërthimin në Kanalin e Ibër Lepencit të premten ku dhjetra kilogramë eksploziv iu vendosën kanalit që lidh liqenin e Ujmanit me ujësjellësin që furnizon disa qytete dhe KEK. Pas ngjarjes u raportua se ndërprerjet e herëpashershme të ujit do të vijonin deri në rekuperimin e plotë të dëmeve.

Për sulmin janë arrestuar 8 të dyshuar njëri prej të cilëve është lënë në burg nga gjykata e Prishtinës të dielën e 1 dhjetorit.

Albin Kurti ka akuzuar Serbinë dhe Aleksandër Vuciç në lidhje me sulmin, ndërsa ky i fundit nuk i pranoi akuzat duke akuzuar njësoj Kurtin se e ka organizuar vetë atë.

Kurti tha mbrëmjen e djeshme në një konferencë për shtyp se sulmi terrorist në Ibër Lepenc do të kishte pasoja edhe më të rënda financiare nëse do të shkaktonte dëme më të mëdha, ndërsa qëllimi real i saj ka qenë cënimi i jetës së qytetarëve, me metoda ruse.

Në orët e para të së shtunës, Këshilli I sigurisë Kombëtare shtoi masat e sigurisë për zonat e veriut.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?