Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller, në një postim në rrjetin social “X” thotë se DASH dënon sulmin e 29 shtatorit në ujësjellësin e Kosovës dhe mbështet përpjekjet për të gjetur dhe ndëshkuar përgjegjësit
“Dënojmë sulmin e 29 shtatorit në ujësjellësin e Kosovës. Ne do të mbështesim përpjekjet për të gjetur dhe ndëshkuar përgjegjësit dhe do të vlerësojmë të gjitha ofertat e mbështetjes për këtë përpjekje. Falë punonjësve të urgjencës dhe të tjerëve, përfshirë KFOR-in për rivendosjen e furnizimeve thelbësore”, shkruan Matthew Miller.
Lajmi kryesor:
Shpërthimi në Zubin Potok, u sekuestruan stema ruse e serbe! Normalizohet furnizimi me ujë, po punohet për rikthimin e energjisë
Xh.K/ReportTv.al