Nënë Lija siç e thërrasin në fshat dhe Uzedini kanë nga 81 vite mbi supe dhe janë bashkë prej 50 vitesh. Një çift bashkëshortësh të hareshëm që jetojnë në qendër të Shishtavecit, në një vilë 4 katërshe ndërtuar me paratë e fëmijëve në emigrim.
“Me gjithë plakën jemi 81 vjeç. Jemi bashkëmoshatarë të dy”, shprehet Uzedini Draga.
I gjen në oborrin e rrethuar nga lulet plot ngjyra për të cilat kujdeset nëna Lija. E me lule në duar teksa flasin për Report Tv duket se e ruajnë freskinë e dashurisë së tyre këtu e 50 vite më parë kur u njohën në bankat e shkollës.
“Kam qenë meraklie. Edhe babën e kam pasur merakli të luleve. Tani merrem me lule.
Çifti u moshuar nga Shishtaveci kanë 3 djem dhe një vajzë e së bashku me nipërit e mbesat familja Draga përbëhet nga 21 anëtarë. Të gjithë janë në Angli. Më i vogli, mbaroi studimet për farmaci dhe prej një viti u shpërngul edhe ai nga fshati.
“Kemi ngelur vetëm me plakën. Unë kam 3 djem dhe 1 vajzë. Kam nipër dhe mbesa. Të gjithë janë në Angli. Ne shkojmë atje gjatë dimrit, por duam të shpërngulemi përfundimisht.
81-vjeçari shpreson se një ditë fëmijët do të rikthehen për të jetuar në fshat.
“Ky vend i mrekullueshëm. Kjo perlë natyrore që na e ka falë Allahu nuk mund të brakstiset. Jo vetëm ne pleqtë por edhe djemtë që kanë shkuar në mërgim, një ditë duhet të kthehen. Ky vend nuk duhet harruar kurrë në jetë”, tha ai.
“E ndjejmë shumë mungesën e nipërve shumë. Për shpirt unë në Angli nuk do kisha shkuar kurrë, por ama detyrohemi si pleq që jemi të shkojmë dhe lëvizim sa andej-këndej”, tha ajo
Nuk duan të largohen nga fshati, e nga ana tjetër u mungojnë fëmijët, nipërit e mbesat.
“Nuk rrihet pa fëmijët. Dhimbje e madhe sidomos për të vegjlit. Dhimbje madhe. Kemi të gjitha kushtet, por shtëpia është bosh. Në katet lart nuk ngjitemi fare.
“Shtëpia do njerëz”, shprehet e moshuara.
Shishtaveci i Kukësit është ndër më të goditur nga shpopullimi. Sot në këtë fshat 89 familje kanë mbetur pa asnjë fëmijë, vetëm me pleqtë e vetmuar. Vetëm në verë Shishtaveci gjallërohet nga ardhja e emigrantëve, dasmat e gëzimet të tjera familjare emigrantët i bëjnë në vendlindje.
Oj mome mos u be merak per cunat e niperit ata jan mire andej nga Londra ku jetojn Ata cuan shishtavecin ne londer ska ku te vej me mir Shpiat ti gezoni ju sa jeni gjall Por kur ju mos te jeni me ato shpia do behen si vilat ketu ku rri un ku kendon vetem qyqja dhe bari ka pushtuar avllit
PërgjigjuKomentusa shpellare jetojme ne demokraci ku levizja eshte e lire dhe kjo nuk ka te bej as me Ramen e as me Sali non graten.
PërgjigjuSa te keni partine cdo gje eshte ne rregull!
PërgjigjuVini ndonje foto Rames dhe jeni ne rregull.
PërgjigjuKjo ashte demokracija
Përgjigju