Këngëtarja Hersi Matmuja dhe bashkëshorti i saj italian Jacopo Conoci na kanë dhuruar momente emocionuese nga shtëpia e tyre.
Në një kohë kur është hera e parë që ata po festojnë Pashkët në shtëpi, larg njerëzve të dashur, këngëtarja shqiptare në një lidhje skype për emisionin "Rreze Dielli" ka treguar se këto Pashkë kanë qenë shumë ndryshe nga herët e tjera.
“Po presim të kemi një rilindje edhe ne. Edhe meshën e Papës e kemi parë nga Tv Shumë mesha janë parë në transmetim live. Ndoshta e kemi ndjerë pak më shumë këtë vit nga ana fetare përshkak se nuk ka patur gjërat komerciale që njeriu ia vesh çdo feste” shprehet këngëtarja.
Ajo së bashku me bashkëshortin e saj kanë sjellë një këngë shqiptare, ndërkohë që kanë thënë se sot do të kenë një ‘koncert’ mes fqinjëve në Itali, ku ajo dhe Conoci do të interpretojnë disa këngë, kurse fqinja e tyre poete do të interpretojë një poezi.
Lajmi kryesor:
Në kohë distancimi social është arti që na bashkon! Artistët: Edhe pak ka mbetur! Shmangni lëvizjet e panevojshme
D.M.//ReportTv.al