Shqipëria aplikon zyrtarisht për t’u anëtarësuar në Mekanizmin e BE-së për Mbrojtjen Civile! Rama: Hap domethënës! Komisioneri Europian: E mbështes

13 Qershor 2022, 16:16| Përditesimi: 13 Qershor 2022, 17:03

  • Share

TIRANË- Shqipëria ka aplikuar zyrtarisht për t’u anëtarësuar në Mekanizmin Mbrojtës të Bashkimit Europian, për të përmirësuar parandalimin dhe reagimin ndaj fatkeqësive natyrore. Kryeministri Edi Rama e cilësoi si një hap shumë të rëndësishëm dhe një lehtësim të madh, nisur nga fakti që vendi ynë është përballur jo pak herë me fatkeqësi natyrore, jo vetëm nga zjarret, apo edhe tërmeti.

“Falë ndihmës së komisionerit ne kemi marrë ndihmë nga ky mekanizëm në përballjen me zjarret e rënda të vitit të shkuar ku mjetet e rënda që u përdorën nga shtete si Holanda apo Çekia u përkisnin këtij mekanizmi. Evropa këtë mekanizëm e ka ngritur për të përballur së bashku ndikimin e ndryshimit të klimës dhe pasojat e ndryshimit të klimës në mjedisin tonë. Jo vetëm kaq, por për të përballur bashkë krizat e rënda. Ky mekanizëm është në krye të përpjekjes për të garantuar mbështetje të madhe për Ukrainën. Anëtarësimi i Shqipërisë në këtë BE të mbrojtjes civile që funksionon me këtë mekanizëm është një hap domethënës dhe një lehtësim i madh për ne duke pasur parasysh nevojat që kemi. Nuk bëhet fjalë vetëm për të marrë por edhe për të dhënë. Dua të falenderoj komisionerin. E pamë të udhës që dorëzimin e letrës së interesit për anëtarësimin e Shqipërisë në këtë union ta bëjmë edhe publikisht nëpërmjet meje..”, tha Rama.

Komisioneri i BE-së për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarçiç tha se e mbështet vendimin e Shqipërisë për t’u anëtarësuar te ky mekanizëm.

“Aeroplani nga Greqia që erdhi për të shuar zjarret në Sazan, ajo që mund të mësojmë nga këto fatkeqësi, por edhe të tjera, si përmbytje apo zjarre, gjëja e rëndësishme është që Shqipëria ka pasur mundësinë të mbështetet te solidariteti Europian, mekanizmi i BE për Mbrojtjen Civile, përmban edhe disa shtete të tjera pjesëmarrëse, Islanda, Norvegji, Turqi, Serbi, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, disa mungojnë dhe njëra prej tyre është Shqipëria, ju sot keni vendosur që të më dorëzoni kërkesën zyrtare që Shqipëria të bëhet shtet pjesëmarrje të mekanizmit për Mbrojtjen Civile. Unë e mbështes, që Shqipëria të ketë mundësi të jap solidaritetin e vet kur ka nevoja, do të vijojmë punën tuaj dhe më lejoni që t’ju dorëzoj një rrugëtim që ne mendojmë që duhet ta përmbushim duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin”, tha Lenercic.

Mekanizmi  i mbrojtjes civile synon të forcojë bashkëpunimin midis shteteve anëtare të BE -së dhe shteteve pjesëmarrëse në mbrojtjen civile për të përmirësuar parandalimin dhe reagimin ndaj fatkeqësive natyrore. Themeluese e agjencisë është Komisioni Evropian (KE) i cili luan rol kyç në koordinimin e reagimit ndaj katastrofave duke kontribuar me mbi 75% të kostove të transportit. Përveç shteteve anëtare të BE-së, aktualisht janë edhe gjashtë shtete tjera pjesëmarrëse në këtë mekanizëm duke filluar nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Turqia, Islanda, Norvegjia dhe Serbia.

Ora 16:34
Fondet për rindërtimin e tërmetit, Komisioneri: Janë dhënë 75 mln euro, nesër do vizitoj disa struktura

Gjatë konferencës Komisionieri u pyet lidhur me fondet e shpenzuara të BE-së, ku ky i fundit u shpreh se fondet për rindërtimin e tërmetit janë shpenzuar mirë.

'Nesër në mëngjes unë do të shkoj për vizitë në disa struktura që janë financuar nga BE për rindërtim. Do të shkoj në një kopsht në Durrës, që gjithsej 75 mln euro janë dhënë nga fondet dhe të 11 bashki kanë përfituar nga këto fonde. Në këtë mënyrë rreth 20 mijë nxënës dhe mësues përfitojnë nga këto fonde pas tërmetit.

Nga informacionet që kam unë, fondet janë shpenzuar mirë, jo të gjitha sepse nuk kanë përfunduar proceset.'- tha komisioneri ndër të tjera.

Ora 16:31
Shqipëria pjesë e Mekanizmit të Mbrojtjes së BE, Rama: Nuk është për të qarë hallin

 

Çfarë mund të japë Shqipëria, sa kapacitete ka Shqipëria dhe a do përfitojë tashmë që është pjesë e këtij mekanizmi?- kjo ka qenë pyetja e drejtuar kreut të qeverisë në konferencën për shtyp me komisionerin e BE-së për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarcic. Pyetjes së drejtuar Rama iu përgjigj duke thënë se është një mekanizëm normal pasi e bëjnë edhe vendet e fuqishme.

'Ky mekanizëm është ndërtuar nga vendet e BE, për të përballuar sëbashku momente kritike. Që do të thotë, kur flasim për zjarr që bie dhe jep përmasa për një sërë arsyesh e për këtë në Shqipëri vjen një apo dy apo tre mjete nga ky mekanizëm, kjo nuk është për të qarë hallin se këtë e bëjnë të gjithë. Këtë e bëjnë edhe vendet më të fuqishme.

Kjo nuk është çështje dëshire se duam ne dhe do futemi në këtë union, kjo vjen si rezultat si reformave që kemi bërë, agjensia e reformave civile i ka parametrat për tu përmirësuar. Përmirësimi ndodh jashtë syve të publikut jashtë syve tuaj. Komisioneri sot do të vizitojë qendrën e Koordinimit. Ne kemi bërë ndryshim kolosal të strukturës të mbrojtjes civile.'- tha Rama.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Klinton: 13/06/2022 19:31

    Nje hap me shume drejt antarsimit ne BE kjo vetem fal perkushtimit te kryeminstrit. Dita dites e verteton qe jeni zgjidhja e duhur per Shqiperine.

    Përgjigju
  • Klinton: 13/06/2022 19:30

    ky eshte nje hap shume i rendesishem dhe thelbesor per te ardhmen e vendit tone.Falenderuese zotit Rama qe po punoni per te ardhmen e qeverise.

    Përgjigju
  • Fredi: 13/06/2022 19:24

    Mekanizem qe do na ndihmoje shume ne momente te veshtira per ne

    Përgjigju
  • Franci: 13/06/2022 19:23

    Hapa te shumta po hidhen qe gjithnje e me shume i afrohen BE

    Përgjigju
  • erta: 13/06/2022 19:13

    Ky mekanizem do te na afroje nje hap me afer BE.Uroj qe shume shpejt te anetaresohemi.Jemi shume krenare per arritjet e shqiperise.

    Përgjigju
  • gani: 13/06/2022 19:12

    jemi shume me fat qe ju kemi juve ne krye te cdo pune qe po beni. Ky mekanizem do te na ndihmoje shume ne te ardhmen dhe do te ndikoje pozitivisht ne mbrojtjen e Shqiperise.

    Përgjigju
  • agron: 13/06/2022 19:10

    ky eshte nje hap shume i rendesishem dhe thelbesor per te ardhmen e shqiperise.Ju jemi shume falenderues zoti Rama qe po punoni per te miren e vendit tone dhe po na ktheni besimin te puna e qeverise.

    Përgjigju
  • Blerim: 13/06/2022 18:55

    Komisionerin e falenderojme per kontributin e tij si ne kohen e termetit dhe ne pjesen e rindertimit te shtepive

    Përgjigju
  • Bledi: 13/06/2022 18:53

    Ndihemi teper te lumtur nga kjo mbeshtetje e cila ndikon pozitovisht ne vendin tone

    Përgjigju
  • Eldi: 13/06/2022 18:52

    Eshte normale mbeshtetja e komisionerit sepse shqipria po perparon cdo dit e me shume nga punet e mira te qeveris

    Përgjigju
  • Lesio: 13/06/2022 18:40

    Dicka shume pozitive per shqiperine ky bashkepunim me be ????????

    Përgjigju
  • Bujar: 13/06/2022 18:30

    Ishalla hyjme sa me shpejt ne BE

    Përgjigju
  • Aldi: 13/06/2022 18:29

    Do jete nje arritje shume e madhe per vendin tone nese arrijme te anetaresohemi ne BE

    Përgjigju
  • Gazi: 13/06/2022 17:03

    Nje atritje e madhe eshte per vendin tone dhe kjo po behet realitet fale punes se mire qe po beni ju zoti kryeminister

    Përgjigju
  • Gani: 13/06/2022 17:02

    Nje hap shume i rendesishem per vendin tone te vogel, permes te cilir do te marrim mbeshtetjen qe kemi nevoje ne keto kohera te veshtira

    Përgjigju
  • Pajtim: 13/06/2022 17:01

    I keni perballur me se miri keto kriza qe neve na ndodhen dhe uroj qe sa me shpejte te jemi dhe ne pjese e BE

    Përgjigju
  • Aleksandra: 13/06/2022 17:00

    Ju lumte per punen e bere qeverise se keni perballuar cdo sfide lidhue me krizar e vazhdueshme qe ka kaluar vendi yne keto vite te fundit, keshru vazhdoni

    Përgjigju
  • Jari: 13/06/2022 16:59

    Ky eshte me te vertet nje hap domethenes dhe nga keto pune kaq te mira qe juve keni bere z.kryeminister presim sa me shpejte te pranohemi ne Be

    Përgjigju
  • Bashkim: 13/06/2022 16:59

    Me kete pune te bere ne BE jam i sigurt se do te jemi shume shpejt edhe ne anetare te BE

    Përgjigju
  • Klea: 13/06/2022 16:58

    Me te vertete nje hap teper i madh dhe i rendesishem

    Përgjigju
  • Marko: 13/06/2022 16:58

    Shqiperia ka bere shume hapa perpara drejt europes qe kshu mendoj se shqiperia duhet te antarsohet ne be

    Përgjigju
  • Tina: 13/06/2022 16:50

    pse jo edhe ne se shpejti te jemi pjese e BE

    Përgjigju
  • tini: 13/06/2022 16:47

    me te vertet nje hap domethenes qe te jemi antar i mbrojtjes civile i bashkimit europian nje hap me shume per tu ber antar i bes

    Përgjigju
  • Andrea: 13/06/2022 16:47

    I keni perballuar me se miri deri tani keto kriza qe na kane rene dhe me pjesmarrjen ne mekanizmat europiane do ta kemi akoma me te thjeshte ????????

    Përgjigju
  • toni: 13/06/2022 16:46

    me te vertet nje hap domethenes qe te jemi antar i mbrojtjes civile i be eshte arritje e madhe per ne

    Përgjigju
  • kledi: 13/06/2022 16:46

    Eshte me te vertete dicka pozitive per vendin dhe faleminderit z rama qe po e beni kete gje ????????????????

    Përgjigju
  • Leone: 13/06/2022 16:41

    Shume zgjedhje e mire aplikimi ne org nderkombetare3 per mbrojtjen civile bravooo

    Përgjigju
  • Andi: 13/06/2022 16:39

    Uroj qe se shpejti te antaresohemi edhe ne

    Përgjigju
  • Beja: 13/06/2022 16:35

    Vertete nje hap domethenes! Kjo qeveri spo ndalet se punuari per vendin tone

    Përgjigju
  • Alesio: 13/06/2022 16:34

    Nje tjeter hap i pozitiv per vendin tone i cili do te na afroj akoma me shume me be dhe miqt tane nderkombetar

    Përgjigju
  • Moza: 13/06/2022 16:31

    Ju keni bere zhvillimet e duhura ne shqiperi prandaj jam e sigurte qe shume shpejt do te jemi pjese e BE.

    Përgjigju
  • Moza: 13/06/2022 16:30

    Ju keni bere zhvillimet e duhura ne shqiperi prandaj jam e sigurte qe shume shpejt do te jemi pjese e BE

    Përgjigju
  • Monda: 13/06/2022 16:30

    Falenderojme edhe bashkimin europian per mbeshtetjen qe i ka dhene qeverise per te perballuar kete krize

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?