Shqipëria pjesë e Mekanizmit të Mbrojtjes së BE, Rama: Nuk është për të qarë hallin

13 Qershor 2022, 16:31| Përditesimi: 13 Qershor 2022, 16:51

  • Share

 

Çfarë mund të japë Shqipëria, sa kapacitete ka Shqipëria dhe a do përfitojë tashmë që është pjesë e këtij mekanizmi?- kjo ka qenë pyetja e drejtuar kreut të qeverisë në konferencën për shtyp me komisionerin e BE-së për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarcic. Pyetjes së drejtuar Rama iu përgjigj duke thënë se është një mekanizëm normal pasi e bëjnë edhe vendet e fuqishme.

'Ky mekanizëm është ndërtuar nga vendet e BE, për të përballuar sëbashku momente kritike. Që do të thotë, kur flasim për zjarr që bie dhe jep përmasa për një sërë arsyesh e për këtë në Shqipëri vjen një apo dy apo tre mjete nga ky mekanizëm, kjo nuk është për të qarë hallin se këtë e bëjnë të gjithë. Këtë e bëjnë edhe vendet më të fuqishme.

Kjo nuk është çështje dëshire se duam ne dhe do futemi në këtë union, kjo vjen si rezultat si reformave që kemi bërë, agjensia e reformave civile i ka parametrat për tu përmirësuar. Përmirësimi ndodh jashtë syve të publikut jashtë syve tuaj. Komisioneri sot do të vizitojë qendrën e Koordinimit. Ne kemi bërë ndryshim kolosal të strukturës të mbrojtjes civile.'- tha Rama.


Lajmi kryesor:

Shqipëria aplikon zyrtarisht për t’u anëtarësuar në Mekanizmin e BE-së për Mbrojtjen Civile! Rama: Hap domethënës! Komisioneri Europian: E mbështes


G.MO//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?