Shqipëria dhe Mal i Zi nënshkruajnë marrëveshjet për Bujqësinë, mbrojtja e Bimëve dhe menaxhimi i përbashkët i Peshkimit në Liqenin e Shkodrës dhe Lumin Buna

27 Shkurt 2023, 14:37| Përditesimi: 27 Shkurt 2023, 14:40

  • Share

1677505132_krifca.JPG

Ministrja Krifca me homologun malazez Joković, marrëveshje për Mbrojtjen e Bimëve, që lehtëson tregtinë e produkteve bimore

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca dhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave të Malit të Zi, Vladimir Joković, nënshkruan sot në Podgoricë, dy marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi në fushën e bujqësisë: “Për Mbrojtjen e Bimëve” dhe “Menaxhimin e Përbashkët të Qëndrueshëm të Peshkimit në Liqenin e Shkodrës dhe Lumin Buna”.

Ministrja Krifca tha se, marrëveshja ka për qëllim angazhimin e përbashkët të dy vendeve, për të mbështetur dhe zhvilluar burimet e peshkimit përmes rregulloreve të harmonizuara të peshkimit, masave menaxhuese dhe mbrojtëse të bashkërenduara për peshkun dhe peshkimin.

“Fokus i bashkëpunimi mes dy vendeve është sigurimi i peshkimit të qëndrueshëm nga pikëpamja mjedisore, ekonomike dhe sociale, teksa nxisin një industri dinamike peshkimi me standarde zhvillimi për komunitetet e peshkatarëve”, theksoi Krifca.

Marrëveshja e dytë “Për Bashkëpunimin në Fushën e Mbrojtjes së Bimëve”, ka në fokus nxitjen e bashkëpunimit mes dy vendeve për të përmirësuar mbrojtjen e territoreve nga ndërhyrja e dëmtuesve të karantinës së bimëve si dhe lehtësimin e tregtisë së ndërsjellë në shkëmbimin e bimëve dhe produkteve bimore.

“Mbi bazën e kësaj marrëveshje çdo ngarkesë për eksport, e cila i nënshtrohet inspektimit fitosanitar, duhet të shoqërohet nga një certifikatë fitosanitare e përpunuar sipas modelit të përcaktuar në Konventën Ndërkombëtare të Mbrojtjes së Bimëve dhe e lëshuar nga autoriteti kompetent i Palës Kontraktuese”, u shpreh Krifca.

Në mbledhjen e dy qeverive, ministrja Krifca tha se “bashkëpunimi në favor të popujve tanë është instrumenti i vetëm me të cilin mund ti bëjmë ballë dallgëve të ndryshme te tregjeve dhe gjeopolitikës ndërkombëtare të cilat behen gjithnje e më te paparashikueshme”.

Ministrja vuri në dukje se, mes vendeve të rajonit ka një rritje të bashkëpunimit të marrëdhënieve tregtare falë kësaj qasje.

“Në sajë të marrëveshje të realizuara për Ballkanin e Hapur, në më pak se një vit, tregtia mes 3 vendeve pjesëmarrëse është rritur mbi 50% në vlerë dhe mbi 20% në sasi”, tha Krifca, teksa nënvizio se, falë qasjes bashkëpunuese, me Malin e Zi po shkëmbejmë gjithnje e më shumë produkte me vlerë të shtuar,  me një volum tregtar të rritur në mënyrë konstante, 37% krahasuar me një vit më parë.

Sipas saj, potencialet e vendit janë edhe më të mëdha. “Ndaj sot firmosim dy marrëveshje te cilat e rrisin me tej ndërveprimin dhe bashkëpunimin”, deklaroi Krifca.

Marrëveshjet u nënshkruan gjatw Takimit të Dytë Ndërqeveritar (G2G2) që po zhvillohet midis qeverisë së Shqipërisë dhe Malit të Zi.


Lajmi kryesor:

Mbledhja ndërqeveritare Shqipëri-Mali i Zi, Rama-Abazoviç firmosin 'urën e Bunës' dhe pikën e re kufitare! Nënshkruhen 10 marrëveshje


G.MO/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?