Mbledhja ndërqeveritare Shqipëri-Mali i Zi, Rama-Abazoviç firmosin 'urën e Bunës' dhe pikën e re kufitare! Nënshkruhen 10 marrëveshje

27 Shkurt 2023, 07:15| Përditesimi: 27 Shkurt 2023, 17:31

  • Share

Në Podgoricë u mblodhën sot qeveritë e Shqipërisë dhe Malit të Zi që nënshkruan 10 marrëveshje. Aktivitetitet nisën në 10:30 me ceremoninë zyrtare  dhe mbledhjen e cila zgjati pak më shumë se 2 orë. Në përfundim të mbledhjes është zhvilluar ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeje dypalëshe në fusha të ndryshime. Marrëveshja më e rëndësishme ishte për ndërtimin e urës mbi lumin Buna që do të kushtojë rreth 20 milionë euro, fond që ndahet mes 2 qeverive. Falë kësaj ure, nga 73 km që është aktualisht, distanca mes Velipojës dhe Ulqinit do të jetë vetëm 300 metra.

Pas mbledhjeve të qeverisë që u mbajt në ambientet e Akademisë së Shkencave u nënshkarua edhe marrëveshja që do t’i hapë rrugë ndërtimit të pikës së re kufitare mes Shqipërisë dhe Malit të Zi. Kjo pikë kufitare do të hapet pranë Ulqinit dhe Velipojës, në zonën midis Sveti Nikola (Mal i Zi) dhe Pulaj (Shqipëri) dhe do të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve mes dy vendeve. Po ashtu, një tjetër marrëveshje e rëndësishme do të jetë ajo për sigurimet shoqërore, njohja e pensioneve mes dy vendeve. Kjo është mbledhja e dytë që zhvillohet mes qeverive të dy vendeve.

Një tjetër marrëveshje e rëndësishme e nënshkruar në Podgoricë ka për qëllim angazhimin e përbashkët të dy vendeve, për të mbështetur dhe zhvilluar burimet e peshkimit përmes rregulloreve të harmonizuara të peshkimit, masave menaxhuese dhe mbrojtëse të bashkërenduara për peshkimin.

Një tjetër marrëveshje mes dy Ministrive të Shëndetësisë konsiston në shkëmbimin e përvojave për organizimin e sistemeve kombëtare shëndetësore; shkëmbimin në fushën e shëndetit publik dhe mbikqyrjen epidemiologjike në të dy anët e kufirit; trajnime afatshkurtra të specialistëve shëndetësorë në institucionet shëndetësore shqiptare dhe malazeze, shkëmbimin e informacionit në fushën farmaceutike, në teknologji e inovacion.

Marrëveshjet që u nënshkruan

-Marrëveshje bilaterale midis Republikës së Shqipërisë dhe Malit të Zi mbi ndertimin e urës në lumin e Bunës. (Kryeministri Edi Rama dhe Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazovic).
-Marrëveshje midis Republikës së Shqipërisë dhe Malit të Zi për hapjen e pikës së përbashkët kufitare Shën Nikollë – Pulaj, në territorin Republikes së Shqipërisë ((Kryeministri Edi Rama dhe Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazovic)

-Memorandum Mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e Energjisë midis Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Investimeve Kapitale të Malit të Zi (Ministrja e infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku dhe Zv/kryeministri dhe Ministri  i investimeve kapitale Ervin Ibrahimovic)

-Marrëveshje  bashkëpunimi në fushat e mirëmbajtes dhe menaxhimit të përbashkët të peshkimit në liqenin e Shkodrës dhe lumin e Bunës, midis Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujësjellësit të Malit të Zi. (Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca dhe Zv/kryeministri dhe Ministri i bujqësisë, pylltarisë dhe ujësjellsit Vlladimir Jokovic)

-Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes së shëndetit të bimëve, midis Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujësjellësit të Malit të Zi. (Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit rural Frida Krifca dhe Zv/kryeministri dhe Ministri i bujqësisë, pylltarisë dhe ujësjellsit Vlladimir Jokovic)

-Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes sociale midis Republikës së Shqipërisë dhe Malit të Zi (Ministrja e Shëndetsisë dhe Mbrojtjes Sociale  Ogerta Manastirliu  dhe Ministri i Punës dhe Mirëqenies Shoqërore Admir Adrović)

-Memorandum bashkëpunimi midis Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Ministrisë së Rinisë dhe Fëmijeve të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Sportit dhe të Rinisë së Malit të Zi (Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, Ministrja  për Rininë dhe Fëmijet Bora Muzhaqi dhe Ministri i Sportit dhe Rinisë Vasilije Llalloshevic.)

-Programi i bashkëpunimit kulturor midis Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës dhe Medias së Malit të Zi për periudhën 2023-2025 (Ministrja e Kulturës Elva Margariti dhe Ministri i kulturës dhe Medias së Malit të Zi Masha Vllahovic).

-Memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi midis Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Malit të Zi (Ministri i mbrojtjes Niko Peleshi dhe Drejtuesi i Ministrisë së Mbrojtjes Filip Axhic).

-Memorandum bashkëpunimi midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Shëndetit të Malit të Zi (Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Orgeta Manastirliu dhe Ministri i Shëndetit Dragosllav Shqekic).

Ora 14:37
Shqipëria dhe Mal i Zi nënshkruajnë marrëveshjet për Bujqësinë, mbrojtja e Bimëve dhe menaxhimi i përbashkët i Peshkimit në Liqenin e Shkodrës dhe Lumin Buna

1677505132_krifca.JPG

Ministrja Krifca me homologun malazez Joković, marrëveshje për Mbrojtjen e Bimëve, që lehtëson tregtinë e produkteve bimore

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca dhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave të Malit të Zi, Vladimir Joković, nënshkruan sot në Podgoricë, dy marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi në fushën e bujqësisë: “Për Mbrojtjen e Bimëve” dhe “Menaxhimin e Përbashkët të Qëndrueshëm të Peshkimit në Liqenin e Shkodrës dhe Lumin Buna”.

Ministrja Krifca tha se, marrëveshja ka për qëllim angazhimin e përbashkët të dy vendeve, për të mbështetur dhe zhvilluar burimet e peshkimit përmes rregulloreve të harmonizuara të peshkimit, masave menaxhuese dhe mbrojtëse të bashkërenduara për peshkun dhe peshkimin.

“Fokus i bashkëpunimi mes dy vendeve është sigurimi i peshkimit të qëndrueshëm nga pikëpamja mjedisore, ekonomike dhe sociale, teksa nxisin një industri dinamike peshkimi me standarde zhvillimi për komunitetet e peshkatarëve”, theksoi Krifca.

Marrëveshja e dytë “Për Bashkëpunimin në Fushën e Mbrojtjes së Bimëve”, ka në fokus nxitjen e bashkëpunimit mes dy vendeve për të përmirësuar mbrojtjen e territoreve nga ndërhyrja e dëmtuesve të karantinës së bimëve si dhe lehtësimin e tregtisë së ndërsjellë në shkëmbimin e bimëve dhe produkteve bimore.

“Mbi bazën e kësaj marrëveshje çdo ngarkesë për eksport, e cila i nënshtrohet inspektimit fitosanitar, duhet të shoqërohet nga një certifikatë fitosanitare e përpunuar sipas modelit të përcaktuar në Konventën Ndërkombëtare të Mbrojtjes së Bimëve dhe e lëshuar nga autoriteti kompetent i Palës Kontraktuese”, u shpreh Krifca.

Në mbledhjen e dy qeverive, ministrja Krifca tha se “bashkëpunimi në favor të popujve tanë është instrumenti i vetëm me të cilin mund ti bëjmë ballë dallgëve të ndryshme te tregjeve dhe gjeopolitikës ndërkombëtare të cilat behen gjithnje e më te paparashikueshme”.

Ministrja vuri në dukje se, mes vendeve të rajonit ka një rritje të bashkëpunimit të marrëdhënieve tregtare falë kësaj qasje.

“Në sajë të marrëveshje të realizuara për Ballkanin e Hapur, në më pak se një vit, tregtia mes 3 vendeve pjesëmarrëse është rritur mbi 50% në vlerë dhe mbi 20% në sasi”, tha Krifca, teksa nënvizio se, falë qasjes bashkëpunuese, me Malin e Zi po shkëmbejmë gjithnje e më shumë produkte me vlerë të shtuar,  me një volum tregtar të rritur në mënyrë konstante, 37% krahasuar me një vit më parë.

Sipas saj, potencialet e vendit janë edhe më të mëdha. “Ndaj sot firmosim dy marrëveshje te cilat e rrisin me tej ndërveprimin dhe bashkëpunimin”, deklaroi Krifca.

Marrëveshjet u nënshkruan gjatw Takimit të Dytë Ndërqeveritar (G2G2) që po zhvillohet midis qeverisë së Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Ora 14:32
Mbledhja e qeverive në Podgoricë, Manastirliu dhe homologu i saj malazez firmosin marrëveshjet: Ja ku konsistojnë akordimet mes dy vendeve në shëndetësi

1677504976_WhatsAppImage20230227at14.08.51.jpeg

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, me Ministrin e Shëndetësisë të Malit të Zi, Dragoslav Šćekić, kanë nënshkuar në Podgoricë Memorandumin e Mirekuptimit në fushën e shëndetësisë, ku të dyja palët do të angazhohen për të nxitur bashkëpunimin ndërmjet institucioneve shëndetësore të të dy vendeve.

Marrëveshja mes dy Ministrive të Shëndetësisë konsiston në shkëmbimin e informacionit dhe bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të shëndetësisë në të dy vendet; shkëmbimin e përvojave për organizimin e sistemeve kombëtare shëndetësore; shkëmbimin në fushën e shëndetit publik dhe mbikqyrjen epidemiologjike në të dy anët e kufirit; trajnime afatshkurtra të specialistëve shëndetësorë në institucionet shëndetësore shqiptare dhe malazeze, shkëmbimin e informacionit në fushën farmaceutike, në teknologji e inovacion.

Me firmosjen e këtij Memorandumi, do të krijohet një grup pune i përbashkët monitorimi dhe koordinimi, që synon vlerësimin e prioriteteve që kanë të bëjnë me bashkëpunimin dhe përgatitjen e planeve të veprimit në fushën e shëndetësisë dhe shkencave mjekësore.

Marrëveshja u firmos gjatë mbledhjes së përbashkët mes Qeverisë së Shqipërisë dhe Qeverisë së Malit të Zi, e cila po zhvillohet sot në Podgoricë, ku janë nënshkruar një sërë marrëveshjesh ndërshtetërore, me rëndësi për avancimin e bashkëpunimit dypalësh.

Ora 13:28
Mbledhje ndërqeveritare Shqipëri-Mali i Zi, firmosen marrëveshjet dypalëshe

1677500910_Screenshot6.jpg

Kryeministri Edi Rama dhe Dritan Abazoviç kanë nisur ceremoninë e firmosjes së marrëveshjeve mes dy vendeve. Ata kanë firmosur marrëveshjet e pikës së re ndërkufitare dhe ndërtimin e urës mbi lumen Buna.

Ndërkohë që një memorandum Mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e Energjisë është firmosur nga Belinda Balluku dhe Zv/kryeministri dhe Ministri  i investimeve kapitale në Mal të Zi, Ervin Ibrahimoviç.  Një marrëveshje për peshkimin në liqenin e Shkodrës dhe lumin e Bunës u nënshkrua nga ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca dhe homologu i saj Vlladimir Jokoviç. Gjithashtu nga këta të dy është firmosur marrëveshja në fushën e mbrojtjes së shëndetit të bimëve.  Një tjetër marrëveshje është për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes sociale është firmosur nga Delina Ibrahimi dhe Ministri i Punës dhe Mirëqenies Shoqërore malazee Admir Adroviç.

Një memorandum bashkëpunimi është firmosur edhe në fushën e arsimit. Marrëveshja është firmosur nga ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, Ministrja  për Rininë dhe Fëmijet Bora Muzhaqi dhe Ministri i Sportit dhe Rinisë në Mal të Zi Vasilije Llallosheviç.

Në ceremoni u firmos gjithashtu programi i bashkëpunimit kulturor midis Elva Margariti dhe homologut malazez. Gjithashtu dy palët kanë firmosur një memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi midis Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Malit të Zi (Ministri i mbrojtjes Niko Peleshi dhe Drejtuesi i Ministrisë së Mbrojtjes Filip Axhic).

Në fund është firmosur edhe memorandumi i bashkëpunimit midis dy ministrive të shëndetit. Firmosja është bërë nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Orgeta Manastirliu dhe Ministri i Shëndetit Dragosllav Shqekiç.

Ora 10:47
Mbledhja e përbashkët ndërqeveritare, në Podgoricë zhvillohet ceremonia e pritjes zyrtare

 

Mbledhja e përbashkët ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Malit të Zi ka nisur në Podgoricë ,e  ceremoninë e pritjes zyrtare. Janë luajtur himnet kombëtare të dy vendeve.

Ora 07:53
Abazoviç publikon fotot nga salla ku do mbahet mbledhja e përbashkët me qeverinë shqiptare: Gjithçka gati! Do të nënshkruajmë 11 marrëveshje

 

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka shkruar në facebook mbi mbledhjen e përbshkët që do të mbahet ditën e sotme mes qeverisë shqiptare dhe asaj malazeze.

Ai tha se çdo gjë është gati për mbajtjen e mbledhjes të cilën e konsideroi me një rëndësi rajonale ku do të nënshkruhen 11 marrëveshje.

“Gjithçka është gati për G2G, pa dyshim ngjarje me rëndësi rajonale. Nesër mirëpresim delegacionin e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, të kryesuar nga kryeministri Edi Rama, i përbërë nga të gjithë ministrat dhe bashkëpunëtorët e tyre. Do nënshkruajmë 11 marrëveshje. Janë akredituar mbi 80 përfaqësues të mediave. Do të bëjmë çmos që të jemi më shumë se mikpritës të mirë dhe të dërgojmë një pamje të Malit të Zi ndryshe dhe modern me mbledhjën e përbashkët të dy qeverive në godinën e sapohapur të CANU-s. Po zhvillojmë një politikë të fqinjësisë së mirë dhe po dërgojmë mesazh paqeje dhe bashkëpunimi për të gjithë Ballkanin Perëndimor”-shkruan Abazoviç në postimin e tij.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?