Sonte në orën 20:45 kombëtarja shqiptare e futbollit do të zhvillojë ndeshjen e dytë eliminatore për kualifikueset e Europianit në grupin H, përballë Andorës duke synuar pikët e para.
Pas humbjes turpëruese përballë Turqisë në ndeshjen e parë në Shkodër, fitorja është detyrim për kuqezinjtë, që pas shkarkimit të Panucit, sonte do të drejtohen nga Bulku dhe Mema. Dje ekipi kombëtar ka bërë stërvitjen e fundit para ndeshjes duke vendosur piketat edhe për formacionin, me të cilin do të zbresë në fushë.
Në portë nuk diskutohet që do të jetë Berisha. Më pas në mbrojtje, përpara tij do të rreshtohen Hysaj, Gjimshiti, Ismajli dhe Veseli. Në repartin e mesfushës janë përzgjedhur Basha, Kaçe dhe Xhaka, ndërsa në sulm do të jetë Sadiku, i mbështetur nga krahët nga Uzuni dhe Grezda.
Megjithatë deri në 20:45 nuk përjashtohen surprizat, me objektivin e vetëm tre pikët e plotë për të harruar humbjen e parë dhe Panucin.
Komente

Nuk kemi një lojtar qe te luajë ne ekipet elitë të Europës. Përfundimet kuptojini vetë!
PërgjigjuNuk kërkon njeri të fitojë europianin se e dimë çmiell kemi...ama në ndeshjet me ekipe të nivelit tonë ose me të dobët kemi dështuar keq fare...kjo ishte e meta e rëndë e panucit ndeshjet direkte...kushdo që do marrë kombëtaren sdo i kërkojë njeri fitore me francën...ama andoren e moldavine duhet ta mundim me panuccin edhe ky nivel na ka mundur...të kujtoj luksemburg kosovë katar
As para 4 vitesh nuk kishim.