Vendi ynë renditet i pari në rajon për digjitalizimin dhe qeverisjen digjitale, duke lënë pas edhe shtete të Bashkimit Evropian. Në lidhje me këtë ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili thekson se në 30 prill do të mbyllen sportelet e shërbimeve me dokumenta dhe do t’i jepet një shqelm vendimtar korrupsionit, radhave e zvarritjeve për marrjen e një dokumenti shtetëror.
‘Nga e 33-ta Shqipëria ngjitet në vendin e 17-të për shërbimet digjitale dhe del e para në rajon. Në 30 prill mbyllim sportelet e shërbimeve me dokumenta dhe i japim një shqelm vendimtar korrupsionit, radhave, zvarritjeve për marrjen e një dokumenti shtetëror.’- shkruan Rama.
Lajmi kryesor:
Raporti i BERZH: Shqipëria e para në rajon për qeverisjen digjitale, lë pas vendet e BE! Rama: Me 30 prill mbyllim të gjitha sportelet, i japim një shqelm korrupsionit
M.Q./ReportTv.al