Hapen negociatat për grup-kapitullin e parë, Koçi në ‘Repolitix’: Na vonoi 'martesa' Berisha-Beleri, bëmë detyrat! Toska: S'plotësojmë kriteret! Kthupi: Probleme me shtetin e së drejtës

15 Tetor, 21:31| Përditesimi: 15 Tetor, 22:58

  • Share

Shqipëria shënjoi sot një moment historik drejt rrugëtimit në BE, duke hapur negociatat për grup-kapitullin e parë. Për deputetin socialist, Petro Koçi ky është një sukses i politikës së jashtme të Shqipërisë. I ftuar në Report Tv, Koçi thotë se vitet e fundit Shqipëria ka bërë hapa gjigandë drejt rrugëtimit europian, duke theksuar se tashmë nuk është më e paragjykuara e Europës.

“Ky është një sukses i politikës së jashtme të Shqipërisë. Mund të jemi kritik me Ramën, mund të ketë 1 mijë e një të meta, por në planin e politikës së jashtme, hapat e Shqipërisë kanë qenë hapa gjigantësh vitet e fundit. Është një situatë që nuk ka qenë kurrë më parë, përtej ngjyrimeve politike. Shqipëria nuk është më e paragjykuara e Europës”, tha Koçi në Report Tv.

Në emisionin ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga, ligjvënësi i mazhorancës thotë se Shqipëria i ka bërë detyrat, ndërsa tha se ‘martesa politike’ Berisha-Beelri ndikoi deri diku në vonesën e mbajtjes së konferencës së dytë ndërqeveritare BE-Shqipëri.

“Shqipëria është më pranë BE. Përtej kritikave që mund të ketë opozita, e vërteta është që ky proces ka ecur në përputhje me direktivat europiane. Shqipëria ka bërë detyrat e shtëpisë dhe siç e dimë konferenca e dytë ndërqeveritare u vonua për arsye të tjera, martesa politik Berisha-Beleri. Ndikoi besoj Greqia, kjo është lexuar nga analistë të ndryshëm që u krijua një lloj pengese nga Greqia. Në prag të kësaj konference bëri edhe deklaratën pozitive. BE s’mund të pranojë regjime në gjirin e vet”, u shpreh Koçi.

Analisti Genc Burimi mendon se hapja e negociatave është një proces kompleks dhe nuk ka të bëjë me demokratizimin e vendit. Kjo sipas tij pasi negociatat janë hapur dhe me vende jo demokratike si Moldavia apo Serbia.

"Serbia më pranë BE apo regjimi i Vuçiç? Ti si koleg konsideron se Serbia është vend demokratik. Janë hapur negociatat që në 2014. Mos i ngatërrojmë gjërat. Mos kujtojmë se kjo hapje negociatash lidhet se kemi bërë përparime. Nuk është çështje standardesh. Hungaria ka standarde por praktika shtet mafioz. Pse e mbajnë në BE? Sepse kanë frikë se hidhet në krahë të Rusisë. Shteti që ka hapur negociatat prej kohësh është Turqia, prej 2005", tha Burimi. 

Ndërsa solli në kujtesë dhe rastin e Turiqsë që u ndëpre procesi i integrimit pasi presidenti francez Sarkozy theksoi se janë vend mysliman pa vokacion perëndimor.

"U ndërprenë sepse erdhi Sarkozy dhe tha që Turqia myslimane nuk ka vokacion për në Europë. Imagjinoni të jetë Le Pen, dhe ti ndërpres dhe të thotë që Shqipëria myslimane nuk ka vend. Europa nuk i kushton as bukë as ujë të hap negociatat. Moldavia shtet mafioz bëhet kandidat, sot ka hapur negociatat. Moldavia dhe Ukraina kanë firmosur hapjen e negociatave. Në Europë mendojnë të japin një bombone ti qetësojmë të hapin negociatat", vijoi Burimi. 

Rezart Kthupi nga ‘Djathtas 1912’, duke iu përgjigjur pyetjes nëse Shqipëria është drejt BE-së apo mbetet një regjim i Ramës, mendon se të dyja qëndrojnë.

"Shtetet evoluojnë. Do prodhojnë mirë apo keq, me hapa, me hope. Kryeministri pretendonte se do ishte gati që në 2018, para tij kryeministri pretendonte që në 2013. Por janë krijuar ngërçe. Sot ti hape negociata, përafrim legjislacioni,. Duhet të shkosh në standardet e BE-së. Sot hapen 5 kapitujt e parë, shteti i së drejtës. Mund të jesh fare mirë regjim sot, por BE të hap derën të kalosh nga regjim në shtet të së drejtës. Ne kemi probleme themelore në shtetin e së drejtës. Sistemi ynë zgjedhor është produkt ndërkombëtar. E kanë bërë ata", u shpreh Kthupi.

Gazetari Anri Bala nuk është dakord me idenë se Shqipëria nuk e meriton BE-në.

"Nuk jam dakord ne nuk e meritojmë Europën. Edhe Rumania apo Kroacia nuk kishin standard për në BE. Ne kemi legjislacion më të mirë në botë. Edhe Rama tha që falënderoj Putinin që na afroj me Europën. Na mbyllën derën 3 herë sot po na e hapin se po shohin ndikimin rus në Ballkan. Dhe Oliver Varhelyi thotë na duhet Shqipëria për të forcuar pozitat e BE-së. Ne nuk i forcojmë as ushtarakisht. Pozita gjeografike, edhe zoti Rama është përdorur nga SHBA dhe Be për të ruajtur paqen në rajon", tha Bala. 

Ndërsa gazetari Almer Toska thekson se Shqipëria nuk përmbush asnjë gjë për të hyrë në BE.

"Duhet shpjeguar çfarë kërkon Europa nga vendet e rajoni dhe Shqipëria. Në Samitin e Kopenhagen u vendosën 8 kolona, reforma në drejtësi, ekonomi, në stabilitet demokraci, inovacion. Jemi beterr në të gjitha këto kolona. Nëse BE do e kishte seriozisht nuk do merrte dy nisma, Ballkani i Hapur dhe Procesi i Berlinit. Duan të na mbajnë të izoluar në Ballkanin e Hapur në Procesin e Berlinit dhe të bëhemi si Jugosllavi e dikurshme. Nuk përmbushim asnjë kriter ekonomi. Nuk plotësojmë kriteret bazike. Na mungon qytetaria në politikë. Nëse një shqiptar shkon në BE dhe punësohet por nëse është këtu detyrohet nga realiteti politik të marri çantën dhe të iki", thekson Toska. 

Shqipëria çeli më 15 tetor 2024 negociatat për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian. Konferenca e dytë ndërqeveritare u mbajt në Luksemburg, ku vetë përfaqësuesit e Brukselit bënë thirrje për përshpejtim të procesit. Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama e konsideroi në ditë historike, por pa kursyer edhe këtë kritikat ndaj BE-së për zvarritjen e procesit.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?