Juristi Kreshnik Spahiu në Repolitix shprehu kundërshtinë e tij lidhur me deklaratën e Ramës, se BE i ka mbyllur 3 herë dyert Shqipërisë. Sipas Spahiut ka qenë vetë Shqipëria që i ka mbyllur dyert për në BE-së 30 herë gjatë këtyre 3 dekadave.
'Hapja e negociatave është hapi i fundit në anëtarësimin drejt BE. Është për të pritur nëse do kemi vendim politik apo procedurial. Mali i Zi apo Serbia, ku njëra ka plotësuar 33, i kanë bllokuar kalimin për shkak të problemeve politike të brendshme apo rajonale. Edhe Shqipëria mund të bëhet pengesë e vetes. Jam kundër Ramës kur thotë jam poshtëruar 3 herë nga Europa. Shqipëqr8ia ka poshtëruar 30 herë veten duke u larguar nga BE. Nuk mendoj se BE ka patur tendencë për ti mbyllur dyert Shqipërisë.'
Më tej ai mendon se Shqipëria i ka mbyllur vetë dyert vetes për në BE, duke filluar që më ngjarjet e vitit 1997 kur u hapën depot e armëve dhe u larguam nga rruga europiane për 20 vite.
'Nga 97 kur u hapën depot e armëve dhe u largua 20 vite nga procesi, Shqipëria e ka poshtëruar veten e saj në sytë e BE. Nuk mendoj se BE ka ndonjë tendencë. Standardeve afrikane që ka Shqipëria, mbyll sytë dhe bën sikur nuk shikon. BE nuk është bashkimi i popujve që flasin një gjuhë. Bashkim standardesh mbi parime juridike. Shteti juridik i bashkon së bashku që të bashkëjetojnë popuj që kanë bërë shekuj luftë me njëri tjetrin. Ne nuk na bën as ngjyra, as historia europianë. Europianë të bën shteti ligjor, shteti juridik.'
Shqipëria çeli më 15 tetor 2024 negociatat për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian. Konferenca e dytë ndërqeveritare u mbajt në Luksemburg, ku vetë përfaqësuesit e Brukselit bënë thirrje për përshpejtim të procesit. Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama e konsideroi në ditë historike, por pa kursyer edhe këtë kritikat ndaj BE-së për zvarritjen e procesit.
Nëse Berisha mund ta drejtojë partinë e tij dhe opozitën ende pas të 80-ave, Kreshnik Spahiu theksojn se ai erdhi sërish me një projekt për të rithemeluar partinë, por nuk ka marrë këto 3 vite asnjë figurë të re në parti.
'Lider nuk të bën mosha. Në sytë e shqiptarëve fatkeqësisht po konceptohet se parti të reja i krijon një 20 vjeçar dhe një e vjetër kur e drejton një 80 vjeçar. Lulzim Basha tregoi se ishte më i vjetër në drejtim se Berisha. Jam nga kritikët më të fortë të Berishës por hyn tek ajo kategori politike që ka suksese dhe dështime. Jam kundër atyre që e shikojnë si fatkeqësia e Shqipërisë apo që e shohin si legjenda e Shqipërisë. Ka 34 vite në politikë, është kafshë politike. Problemi tij është një gjë madhore, unë di të bëj dallimin mes atyre që janë burra shteti dhe politikanë të zakonshëm. Burri i shtetit e do shtetin dhe atdheun më shumë se pushtetin personal.
Nëse e pyet Berishën nëse do Shqipërinë në BE pa ty, apo me ty i izoluar dhe kryeministër do zgjidhte këtë të fundit. Berisha e ka treguar, iu referova vitit 97. Flas në parim. Këtu gjithë elita politike janë të korruptuar. Berisha 50 vjeçar, 60 vjeçar ka plot merita. A sjell dot ndryshimin politik nga 80 – 90 vjeç dhe të jetë shpresa e Shqipërisë? A rinovohet? Ka kreativitet në lidershipin e tij? Rithemelimi i PD-së është mirëpritur nga të gjithë si koncept. Të gjithë e donin. Tani bëjmë bilancin. Ka 3 vjet që u bë Rithemelimi, më gjej një emër të ri që është anëtarësuar në Rithemelim. Nuk u konceptua kurrë si hapje. Edhe ideja e tij e fundit Rithemelimi, nuk mundi, ngeli në 10 emra të cilët kanë një konsum 100 herë më të madh se Berisha, që nuk e shtyjnë dot përpara mosbindjen civile.'
Juristi Kreshnik Spahiu bën thirrje Edi Ramës dhe qeverisë të bëjë një pakt kombëtar me opozitën dhe institucionet që të votojnë pro kapitujve për integrimin në BE, pavarësisht konflikteve që mund të kenë në politikën e ditës.
'Edi Rama përveç dashurisë për europianët duhet të tregojë dashuri për shqiptarët, për partitë opozitare, nga Sali Berisha, Ilir Meta, partitë e reja institucionet ti respektojë për hir të anëtarësimit në BE. Ai ka marrë premtimin që 2030 të na bëjë pjesë të BE. Duhet të ngrejë kuvendin mbarëkombëtar politik dhe jo politik për të bërë një pakt që në rast edhe të një krize politike, kur të ulen në parlament për kapitujt të votojnë të kenë bonsensus. Por ata së bashku bënë amnistinë penale për të liruar hajdutët e lagjeve, për të mbyllur listat e gjetën marrëveshjen. Kur duan e bëjnë paktin politik. Por nëse e duan Shqipërinë në BE, problemi kryesor do jetë i establishmentit politik.'
Duke folur për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së pas hapjes së negociatave të grup kapitullit të parë, Kreshnik Spahiu theksoi në Repolitix se në Europë po fuqizohen partitë nacionaliste. Sipas tij këto parti janë euro skeptike dhe e shohin me dyshim zgjerimin e BE-së së bashku me Shqipërinë brenda.
'BE ka disa standarde të larta ekonomike dhe financiare në të cilat funksionon. Shqipëria, duke iu referuar Kroacisë, është 30 vite larg standardeve ekonomike, financiare, ligjore, juridike me të cilat funksionon shtetit kroat. Shteti shqiptar është ende disa vite larg ndaj standardit në të cilat funksionon shteti gjerman, francez, kroat. Po ti kishin plotësuar, nuk na kanë inat gjermanët apo francezët që nuk na fusin sot.
Jemi një popull me shumë fe, që bashkëjetojmë në harmoni dhe kjo mund të jetë arsyeja që ata të na hapin dyert, për të bërë një shembull. Nuk jam nga ata që mendoj se BE është një bashkim kristian. Nuk mund të pranoj logjikën që BE funksionon si një mendim, kriza kryesore që ka be, që nuk funksionin si SHBA, është që BE ka pengesa në vendimmarrje për shkak të kolegjialitetit, nuk është një mendim.'
Kreshnik Spahiu mendon se Shqipëria i ka mbyllur vetë dyert vetes për në BE, duke filluar që më ngjarjet e vitit 1997 kur u hapën depot e armëve dhe u larguam nga rruga europiane për 20 vite.
'Nga '97 kur u hapën depot e armëve dhe u largua 20 vite nga procesi, Shqipëria e ka poshtëruar veten e saj në sytë e BE. Nuk mendoj se BE ka ndonjë tendencë. Standardeve afrikane që ka Shqipëria, mbyll sytë dhe bën sikur nuk shikon. BE nuk është bashkimi i popujve që flasin një gjuhë. Bashkim standardesh mbi parime juridike. Shteti juridik i bashkon së bashku që të bashkëjetojnë popuj që kanë bërë shekuj luftë me njëri tjetrin. Ne nuk na bën as ngjyra, as historia europianë. Europianë të bën shteti ligjor, shteti juridik.'
Gjithe deshtaket e ish pushtetit therrisni te japin mendime..Niku eshte shembulli me i mire si ne politike e ne drejtesi,nje nacionalist zhgarravine i shekullit te kaluar,edhe ky mbart thelle ne ndergjegjen e tij nuanca te salizmit..merr neper goje te tjeret,shpif,i pelqen vetja nje bajraktar i Vogel...nje emision i vaket pa vlera per njerezit ku perseriten gjera per saliun,salizmin,i behet propogande ,veseve ,ndasive ,urrejtjes,
Përgjigju