Kreshnik Spahiu mendon se Shqipëria i ka mbyllur vetë dyert vetes për në BE, duke filluar që më ngjarjet e vitit 1997 kur u hapën depot e armëve dhe u larguam nga rruga europiane për 20 vite.
'Nga '97 kur u hapën depot e armëve dhe u largua 20 vite nga procesi, Shqipëria e ka poshtëruar veten e saj në sytë e BE. Nuk mendoj se BE ka ndonjë tendencë. Standardeve afrikane që ka Shqipëria, mbyll sytë dhe bën sikur nuk shikon. BE nuk është bashkimi i popujve që flasin një gjuhë. Bashkim standardesh mbi parime juridike. Shteti juridik i bashkon së bashku që të bashkëjetojnë popuj që kanë bërë shekuj luftë me njëri tjetrin. Ne nuk na bën as ngjyra, as historia europianë. Europianë të bën shteti ligjor, shteti juridik.'
Lajmi kryesor:
Spahiu ironizon Ramën: Nëse BE na ka poshtëruar tre herë, Shqipëria ka poshtëruar 30 herë veten
G.K//ReportTv.al