Greqia ‘ndërron’ mendje, pranon ndihmën shqiptare për shuarjen e zjarreve! 58 zjarrfikës drejt Aleksandropolit! Mitsotakis: Faleminderit Shqipëri

23 Gusht 2023, 10:26| Përditesimi: 23 Gusht 2023, 22:58

  • Share

Disa orë pasi e refuzoi ndihmën e Shqipërisë për menaxhimin e situatës nga zjarret, Greqia tërhiqet duke njoftuar pranimin e trupave të emergjencave civile Shqiptare. Mëngjesin e kësaj të mërkure, Shqipëria iu përgjigj thirrjes së Greqisë, duke vënë në gatishmëri 58 efektivë, 10 mjete nga Forcat e Armatosura dhe strukturat e mbrojtjes civile për të ndihmuar shtetin fqinj në shuarjen e zjarreve.

Për ndihmën nga Tirana ka reaguar edhe Kryeministri grek Mitotakis, i cili falënderuar Shqipërinë, duke përmendur në postim edhe Kryeministrin Edi Rama.

Vendi ynë, si pjesë e Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile, dërgoi strukturat zjarrfikëse nga disa bashki të juglindjes në afërsi të shtetit fqinj në dy pikat kufitare Kapshticë dhe Kakavijë në pritje të konfirmimit nga pala greke për ndërhyrje në zonat ku ata kanë nevojë.

Por, siç bën të ditur Ministria e Mbrojtjes, pala greke njoftoi se nuk është më e nevojshme ndërhyrja me modulet tokësore të ofruar nga Shqipëria për shkak se ato janë plotësuar nga vende të tjera. Po kaq, Ministria e Mbrojtjes njofton se mbetet e angazhuar për të ndihmuar shtetin fqinj që po lufton me flakët

Prej 5 ditësh Greqia vazhdon luftën me flakët në disa rajone, ku zjarret vazhdojnë të djegin sipërfaqe të tëra. Vatra më e vështirë mbetet ajo në Evros, ku për të pestën ditë po vijojnë operacionet e zjarrfikësve në Aleksandropolis dhe pyllin e Dadias, ku dje u gjetën të vdekur 18 emigrantë. 

Mediat greke raportojnë se zjarret vazhdojën edhe në rajone të tjera ku vatrat mbeten aktive në Aspropirgos, Rodopi, Ftiotidë, Vioti etj. Ndërkaq edhe gjatë së mërkurës kanë vijuar evakuimet në disa zona të banuara që kanë qenë të rrezikuara nga zjarret. Përvec zjarrfikësve grekë, në ndihmë panë shkuar edhe ekipe emergjence nga shumë vende të evropës. Dyshohet se shumë prej zjarreve në Greqi janë të qëllimshme dhe policia ka arrestuar një person pasi shkaktoi gjatë djegies së barit flakët dolën jashtë kontrolluit në Atikë.

Ora 22:53
VIDEOLAJM/ Shqipëria dërgon në Greqi forca të mbrojtjes civile, Rama: I vijmë në ndihmë fqinjit tonë për të shuar zjarret

 

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video në rrjete sociale ku duken forcat tona të Mbrojtjes Civile në Greqi. Rama shkruan se kjo ëhstë një ndihmë për fqinjin e Shqipërisë për të shuar zjarret në Alexandropuli.

“Forcat tona të Mbrojtjes Civile kanë hyrë në Greqi për t’i ardhur në ndihmë fqinjit tonë, në shuarjen e zjarreve të egra në Alexandroupuli

#StandingTogether”- shkroi Rama.

Ora 18:41
Mitsotakis mirënjohës për ndihmën e Shqipërisë: Faleminderit që u bashkuat me ne për të luftuar me zjarret

1690826954_kyriakosmitsotakis.jpg

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka falenderuar Shqipwrinw për trupat dhe mjetet zjarrfikëse që dërgoi për të asistuar me zjarret në vend.

“Falënderimet tona shkojnë për Shqipërinë, që dërgoi në Greqi 48 zjarrfikës dhe 9 automjete për t’u bashkuar me ne për të luftuar zjarret në Aleksandropoli. Faleminderit Shqipëri. shkruan kryeministri grek.

Ora 17:06
Tërhiqet Greqia, burime për Report Tv: Pranon ndihmën e Shqipërisë për shuarjen e zjarreve

1692803238_64e5f607ccb8b3696868458584435189736937379321041224098325n.jpg

Ndonëse fillimisht Greqia refuzoi të pranonte ndihmën e Shqipërisë për forca zjarrfikësish, burime për gazetarin e Report Tv Ermal Qori bëjnë me dije se Greqia është tërhequr dhe e ka pranuar ndihmën. Forcat zjarrfikëse do nisen në vendin fqinj për të asistuar me ndihmë për shuarjen e zjarrit.

Më konkretisht 58 forca zjarrfikëse, 10 mjete nga Forcat e Armatosura dhe strukturat e tjera operative të Sistemit të Mbrojtjes Civile Shqiptaret, strukturat zjarrfikëse nga Bashkia Korçë, Dropull, Maliq dhe Gjirokastër janë nisur për të ndihmuar Greqinë. Paraditen e sotme Greqia e refuzoi ndihmën e Shqipërisë duke thënë se nuk kishin më nevojë.

Ora 14:04
Greqia refuzoi ndihmën e Shqipërisë për zjarret, Ministria e Mbrojtjes: Na thanë se s’kanë më nevojë

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar për refuzimin e ndihmës nga ana e Greqisë, ndonëse Shqipëria u tregua e gatshme që ta ndihmojë me 58 efektivë për shuarjen e zjarreve. Greqia kishte kërkuar ndihmë në Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile, ku bën pjesë edhe Shqipëria.

Ministria sqaron se pas kësaj kërkese Shqipëria është treguar e gatshme të ndihmojë, por Greqia ka refuzuar duke thënë se ndërhyrja nga toka është plotësuar nga vende të tjera.

Të tronditur dhe të shqetësuar për situatën e rëndë që Greqia fqinje po përjeton nga zjarret masive, të cilat nuk kanë kursyer as jetët e njerëzve. Ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave të kësaj tragjedie! Shqipëria, përmes Ministrisë së Mbrojtjes dhe nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, ka treguar gatishmërinë e menjëhershme pas kërkesës për ndihmë të dërguar nga Greqia në Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile.

Një ekip me 58 efektivë dhe 10 mjete nga Forcat e Armatosura dhe strukturat e tjera operative të Sistemit të Mbrojtjes Civile Shqiptare, më konkretisht, strukturat zjarrfikëse nga Bashkia Korçë, Dropull, Maliq dhe Gjirokastër u dislokuan në afërsi të shtetit fqinj, në ndihmë të kolegëve grekë, në pritje të konfirmimit nga pala greke për ndërhyrje në zonat ku ata kanë nevojë.

Ndërkohë, pas kësaj, nga pala greke jemi njoftuar se nuk është më e nevojshme ndërhyrja me modulet tokësore të ofruar nga Shqipëria për shkak se ato janë plotësuar nga vende të tjera.

Ministria e Mbrojtjes uron që situata e rëndë në vendin mik të kalojë sa më shpejt dhe sa më lehtë dhe mbetet e anagazhuar për t’iu bërë krah miqve, partnerëve dhe fqinjëve në çdo rast kur kërcënimi bën të nevojshëm riafirmimin e parimeve që na bashkojnë

Ora 13:03
Greqia refuzon ndihmën e zjarrfikësve shqiptar, kthejnë mbrapsht mjetet që po shkonin për të shuar flakët

1692705810_zjarrgreqiathine.jpg

Pas më shumë se 4 orësh në doganën e Kapshticës, pala greke ka kthyer mbrapsht zjarrfikëset dhe mjetet që po shkonin për të shuar flakët në shtetin fqinj.

Nuk dihen ende arsyet pse Greqia ka refuzuar ndihmën, por vetëm pak minuta më parë personelit i është komunikuar refuzimi i ndihmës së ofruar.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • goni: 24/08/2023 04:05

    tamam makiazh ne fytyren tende prej hajduti...

    Përgjigju
  • Iris: 24/08/2023 01:18

    Veprim i shkelqyer e dinjitoz nga ana e Shqiperise dhe Rames,po keshtu dhe pranimi i ndihmes nga Greqia.Raste te tilla duhet te tregojne se palet mund te jene te afta po te duan te dalin pertej natyres e mendesise ballkanike qe eshte bere shkak per sa e sa konflikte te kota,meri e mosmarreveshje te cilat i kemi kaq qejf t'i mbajme aktive.Gjithashtu tregoi qe pyjet jane me te rendesishme e vlejne me shume se nje cope Beleri.

    Përgjigju
  • Emilio: 23/08/2023 22:42

    Sa e mori vesh Miçua e Taqit që ka dal rezerva të mëdha nafte në shpirag ndërroi mëndje e harroi Fredotaqin Beleriqinë .

    Përgjigju
  • Piku: 23/08/2023 18:57

    Normal qe duheshin pranuar zjarrfikesit tane. Greqia na ka ndihmuar kur kemi pasur te njejtin hall. Behet fjale per njerez e shtepi qe rrezikojne te digjen, lereni politiken ne kesi fatkeqesish natyrore.

    Përgjigju
  • vali: 23/08/2023 18:48

    ka frike Mitsotakis se mos brenda mjeteve te zjarrfikjes ka benzine ne vend te ujit.

    Përgjigju
    • Tao: 23/08/2023 22:13

      Mendesia primitive e liderve ballkanike qe kujtojne se jane qendra e botes dhe mund te shkelin cilindo me kembe edhe per hater te ndonje mize m.ti sikurse Fredi Beleri. Nuk na duhen falenderimet e tua qirie Micotaqis, futi tek vendi ato. Thjesht urojme sa me pak deme ne njerez e prona nga zjarret.

  • Or tej: 23/08/2023 17:55

    Do kete thene greku: me 10 zjarrefikese fshij bythen or teeeejjjjj

    Përgjigju
    • Kulufa fare: 23/08/2023 20:01

      Cja ke bo mire kokrres mutit. Ka msu i gjo ky karagjoz. Or tejjj or tejjj. Pall k..i

    • O bo bo.: 23/08/2023 18:43

      Ik ti, ore koqe kanari, psikopat "humorist" fshati, me kèto idiotizmat qè gjoja qènkan pèr tè qeshur,,,or teeejjjj klluf k...

  • Gjergj: 23/08/2023 17:40

    Qènka "tèrhequr" Greqia nga hunda pèrpjetè? Tè ishte vendimmarrja nèn mbikqyrjen time,,ata 58 zjarrfikès, shkonin nè shtèpitè e tyre sot. Greqia, me kèta politikanè qè ka, me kètè politikè tè ndyrè qè ndjek ndaj shqiptarève dhe trojeve tè tyre, me njè kishè terroriste qè frymèzon kètè lloj politike dhe mallkon edhe gjuhèn shqipe,,,jo jo,,,kètu mbaron "fqinjèsia",,,kètu fillon pastaj ajo tjetra,,,,PUSHKA TOP TU BÈFTÈ. EJA DHE HY KÈTU PO TA MBAJTI. VEBDIMIN PÈR TÈ HYRÈ, E MERRNI VETÈ,,,ATÈ NÈSE DILNI NGA ATY PASTAJ, E MARRIN SHQIPTARÈT.

    Përgjigju
  • Greku i fort: 23/08/2023 17:25

    Sa gje e turpshme nji vend i vogel si ne me aq sa ka mundesi perpiqet tju shkoj ne ndihm Greqis dhe kta ca bejn i kthejn mbrapsht e pastaj i rimarin , nuk e di po me duket sikur ne jemi si ai njeriu i shkret qe kerkon lemosh e nxjerin jasht e fusin brenda , me qen se Greket e mbajn hunden perpjet le te shkojn te marin Stambollin po ju a mbajti BYT*HA

    Përgjigju
  • populli: 23/08/2023 17:06

    fodulle dhe egoiste keta jane

    Përgjigju
  • Greece on fire: 23/08/2023 16:55

    Athens was saved once from the Arvanitas but they were ungrateful now let them burn!

    Përgjigju
    • Durrsaku: 23/08/2023 18:37

      Yessssss

  • Mos u merzit: 23/08/2023 16:36

    Keshtu I thane edhe Arvanitasve kur nuk ju deshen! Ujku qimen e nderron! Turp per grekun ka mbet pas bote si qytetetim akoma shume larg me Çekine dhe Romanine !

    Përgjigju
  • Yunanistan hesapi: 23/08/2023 16:06

    Vendi digjet, Greqia krihet

    Përgjigju
  • Gjergj: 23/08/2023 16:04

    Rishikimi dhe riformatimi i marrèdhènies dypalèshe me fqinjin tonè jugor, èshtè jo vetèm i domosdoshèm por edhe jetik pèr tè ardhmen tonè. Greqia, ka njè strategji politike karshi Shqipèrisè, qè shkon deri nè pretendime tè hapura territoriale. Çdo gjè qè ndodh nè terren nè Himarè, èshtè gatuar atje. Nè kushte tè tilla, çdo mbyllje syshè dhe veshèsh, çdo politikè shqiptare qè toleron dhe konspiron me forca tè tilla reaksionare greke, duhet tè shihet si njè tentativè pèr prishjen e rendit kushtetues nè Shqipèri. Pèr kètè, kemi institucionet mbrojtèse tè shtetit, SHISH, polici, ushtri, pèr tè ndalur jo vetèm Belerèt e shitur por edhe ata qè kandidojnè njerèz tè tillè.!!!

    Përgjigju
  • Greku: 23/08/2023 16:00

    Lerini gjevgjit mos u merrni me ta ne gop te semes te ven

    Përgjigju
    • Ben: 24/08/2023 08:53

      Ti jevgu o Turqis je me i mire

  • Grupi: 23/08/2023 14:49

    Sa mire kane bere qe i kane kthyer. Perse i derguat? Nuk behet pisi mik! Shtrengoni cdo politike lehtesuese per greket ne shqiperi. Boll duruat arrogancen e ndyresirave qe bejne presion per nje terrorost si Beleri.

    Përgjigju
  • Arben: 23/08/2023 14:43

    Shume mire Greqia! Vazhdoni keshtu ju! Beleri do te lirohet nga burgu ne vitin 2040 atehere!

    Përgjigju
  • Himarioti: 23/08/2023 14:42

    Te shkoje te pirdhet Mitsotakis bashke Adonis Georgiadis. Pabuksat Grekofil qe prej vitesh hajne buk ne kurriz te BE-se duhet te perjashtohen nga BE-ja. Sa per Dhionisis Beleris, ju q*** mami aty ne burg ku eshte. Duhet te denohet maksimalisht, dhe pas denimit t'i hiqet shtetesia shqiptare dhe te ekspulsohet ne Krete, atje ku do piunoje duke vjelkur ullinj tek efendikoja.

    Përgjigju
  • Scutari: 23/08/2023 14:26

    Me grekë e serbë nuk kemi për t'u bërë miq kurrë! Këtë mos e harroni!

    Përgjigju
  • Turi: 23/08/2023 13:41

    Ne pr te shkojne tymi leri tju dali nese nuk pranojne kujt i rruet k..i

    Përgjigju
  • Blenard: 23/08/2023 13:28

    Sh gabim nese keta duan te bejn te fortin le ta bejn mos ju lepijni atyre se do jete sh keq me mbas

    Përgjigju
  • Miri: 23/08/2023 13:10

    Po sdeshen kthehuni lerini te digjen

    Përgjigju
  • Miri: 23/08/2023 13:09

    Po sdeshen kthehuni mbrapa mos e rruani

    Përgjigju
  • Italia si moter: 23/08/2023 10:53

    Shume gabim lerini te digjen fusni ne flake micon dhe saliun qe te shpetojme

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?