Politikë

‘Shqipëria, mbështetëse për dy shtete’, Rama nga Izraeli: Me Hamasin nuk ka zgjidhje, janë nazistët e shekullit të ri (VIDEO)

7 Prill, 08:30| Përditesimi: 7 Prill, 10:55

  • Share

Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria do të vazhdojë të mbetet shtëpia e dytë për hebrenjtë. 

Kreu i qeverisë tha, gjatë ceremonisë ku u nderua me Medaljen Presidenciale të Nderit nga Izraeli, se vendi ynë mbështet zgjidhjen me dy shtete, por shtoi se me Hamasin nuk ka zgjidhje, pasi nuk është një lëvizje rezistence, por nazistët e shekullit të ri.

"Dua ta përsëris këtu, që, ashtu siç ka qenë, jo vetëm gjatë Luftës së Dytë Botërore, por tre herë në histori, - tokë ku hebrejtë gjetën strehë e mbrojtje, - Shqipëria do të jetë gjithmonë shtëpia juaj e dytë dhe ju do të jeni gjithmonë të mirëpritur në Shqipëri. Ne shpresojmë fort që në këtë kohë të re, do të jemi në gjendje të ndërtojmë diçka, jo aq të jashtëzakonshme sa ç'bënë gjyshërit e gjyshet tona, por në të njëjtën frymë vëllazërimi e bashkëpunimi, dhe ne qëndrojmë të patundur krah Izraelit, në këtë moment të vështirë e të dhimbshëm, ku ende ka njerëz në bodrumet mesjetare të Hamasit. 

Siç e kam thënë më parë, dua ta përsëris dhe tani, Shqipëria ka qenë gjithmonë mbështetëse e zgjidhjes me dy shtete, por në këndvështrimin tim e në këndvështrimin tonë, nuk ka zgjidhje me Hamasin aty dhe ndryshe nga ç'janë përpjekur të tjerët të thonë, Hamasi nuk është lëvizje rezistence. Hamasi janë nazistët e shekullit të ri.  Historia na ka mësuar se me nazistët nuk ka paqe, me nazistët nuk ka kompromis.", u shpreh Rama. 
 


Lajmi kryesor:

Rama nderohet me Medaljen Presidenciale të Nderit të Izraelit: Nazistëve u dorëzuam arin, por jo hebrenjtë! Herzog: Kodi i besës ndihet edhe këtu (VIDEO)


Xh.D/SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?