Politikë

Shqipëria mikpret stërvitjen amerikane pas 25 prillit, Palmer dhe Kim: S'ka lidhje me zgjedhjet, koha u caktua para se Meta të dekretonte datën

6 Prill 2021, 19:48| Përditesimi: 7 Prill 2021, 07:30

  • Share

 

Mbi 3 mijë ushtarë amerikanë vijnë në Shqipëri, pas zgjedhjeve të 25 prillit, në kuadër të stërvitjes më të madhe ushtarake në historinë e shtetit shqiptar. Stërvitja do të zhvillohet në periudhën 26 prill-20 qershor 2021 në Shqipëri, nën drejtimin e ushtrisë amerikane, ku do të demonstrojë aftësitë edhe ushtria shqiptare. 

Zv.ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Mattheë Palmer dhe Yuri Kim kanë deklaruar se data e vendosjes së stërvitjes ska asnjë lidhje me zgjedhjet. Kim theksoi se data e kësaj stërvitje është vendosur shumë kohë para datës se zgjdhjeve të dekretuara nga Meta.

"S'ka asnjë lidhje mes stërvitjes amerikane defender 2021 që nis me 26 prill. Kjo stervitje e me e madhe se sa përfshirja e Shqipërisë. Shqipëria duhet te shkëlqejë në këtë stërvitje. S'ka asnjë lidhje me zgjedhjet. Në demokrëci ka pasion", tha Palmer.

"Data e kësaj stërvitje e vendosur shume kohë para dates se zgjdhjeve të dekretuar nga Meta", shtoi Yuri Kim.

1617727802_b42d48022f59463995df6e69771e468a.jpg


Lajmi kryesor:

25 prilli, Palmer biseda online me Ramën, Metën, Bashën: Zgjedhjet të jenë demokratike, të sigurohet besim për rezultatin! Kim ka qenë e qartë për kandidatë të besueshëm


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?