Zv.ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer ka mbështetur deklaratat e ambasadores Yuri Kim për kandidatë të besueshëm në zgjedhjet e 25 prillit në vendin tonë. Ndalur tek kandidimi i Tom Doshit, gjatë takimit me gazetarët, Palmer tha se Kim ka qenë mëse e qartë në deklaratat e saj, se kandidatët duhet të jenë të besueshëm.
‘’E rëndësishme ajo çfarë ka thënë Yuri Kim. Ata që kandidojnë duhet të jenë të besueshëm. Yuri Kim ka qenë e qartë në deklaratat e saj. E rëndësishme është të zhvillohen zgjedhje transparente".
Sipas tij është përgjegjësi e liderëve që t'iu ofrojnë mundësi zgjedhësve në 25 prill. E rëndësishme theksoi Palmer është zhvillimi i zgjedhjeve transparente sipas standardeve demokratike si dhe t'u sigurohet besim qytetarëve për rezultatin. Kjo ka qenë një nga kërkesat që i ka bërë Ramës, Metës e Bashës gjatë bisedave online.
"Përgjegjësi e liderëve t'iu ofrojnë shqiptarëve mundësi në 25 prill. Pata bisedime të mira me Presidentin e Kryeministrin. Vlerësoj përpjekjet që janë bërë në Reformën në Drejtësi. Kerkova garanci për zgjedhje sipas standardeve demokratike. Kam biseduar edhe me kreun e PD, Lulzim Basha. Të sigurohet që shqiptarët të kenë besim për rezultatin", tha Palmer.
Sa i përket reformës në drejtësi ai shtoi se ajo duhet të vijojë sepse ka ende për të sjellë rezultate.
"Ka pasur progres në Shqipëri në reformën në drejtësi, por ka ende shumë punë për të bërë".
Ndër të tjera ai ka thënë se SPAK deri më tani ka bërë shumë progres dhe po punohet për ngritjen e mëtejshme të kësaj strukture.
Mbi 3 mijë ushtarë amerikanë vijnë në Shqipëri, pas zgjedhjeve të 25 prillit, në kuadër të stërvitjes më të madhe ushtarake në historinë e shtetit shqiptar. Stërvitja do të zhvillohet në periudhën 26 prill-20 qershor 2021 në Shqipëri, nën drejtimin e ushtrisë amerikane, ku do të demonstrojë aftësitë edhe ushtria shqiptare.
Zv.ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Mattheë Palmer dhe Yuri Kim kanë deklaruar se data e vendosjes së stërvitjes ska asnjë lidhje me zgjedhjet. Kim theksoi se data e kësaj stërvitje është vendosur shumë kohë para datës se zgjdhjeve të dekretuara nga Meta.
"S'ka asnjë lidhje mes stërvitjes amerikane defender 2021 që nis me 26 prill. Kjo stervitje e me e madhe se sa përfshirja e Shqipërisë. Shqipëria duhet te shkëlqejë në këtë stërvitje. S'ka asnjë lidhje me zgjedhjet. Në demokrëci ka pasion", tha Palmer.
"Data e kësaj stërvitje e vendosur shume kohë para dates se zgjdhjeve të dekretuar nga Meta", shtoi Yuri Kim.
Zv/ndihmës Sekretari Amerikan për Shtetit, Matthew Palmer gjatë bashkëbisedimit me gazetarët ka treguar detaje nga takimi me kryeministrin Edi Rama, kreun e PD Lulzim Basha dhe presidentin Ilir Meta.
Ndërsa i ka cilësuar bisedat me Ramën, Metën e Bashën si të mira, Palmer tha se ka marrë garancinë nga të gjitha palët politike se do të kemi zgjhedhje të lira demokratike.
"Pata bisedime të mira me Presidentin e Kryeministrin. Vlerësoj përpjekjet që janë bërë në Reformën në Drejtësi. Kerkova garanci për zgjedhje sipas standardeve demokratike. Kam biseduar edhe me kreun e PD, Lulzim Basha. Të sigurohet që shqiptarët të kenë besim për rezultatin. SHBA e përkushtuar të jetë partner i fortë për Shqipërinë. Jemi të përkushtuar për të ardhme euroatlantike të Shqipërisë", tha Palmer.
Gjatë një bashkëbisedimi online me gazetarët në prag të zgjedhjeve, zv/ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer foli edhe për marrëdhëniet me Presidentin Ilir Meta, duke pasur parasysh se ky i fundit nuk i ka kursyer sulmet kundër ndërkombëtarëve sa herë që ka folur për Reformën në Drejtësi.
“Me Ilir Metën kam një marrëdhënie të shkëlqyer personale. Flasim hapur. SHBA është në të njëjtën anë, është me Shqipërinë. Ne nuk mbajmë anë të asnjë pale politike” tha ai.
Sa i përket vendimit të Shqipërisë për të pranuar vaksinat ruse dhe kineze, Palmer tha se u takon qeverive të vendosin duke theksuar se SHBA nuk ndërhyn në punët e brendshme. Ai theksoi se Shqipëria po mundohet duke zhvilluar procesin e vaksinimit pavarësisht nga vijnë vaksinat.
“U takon qeverive të vendosin në raport me vaksinat që janë të askesueshme dhe nevojës për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve. Ne s’ndërhyjmë në politikën e brendshme të vendeve. Ne kemi ndihmuar dhe do të ndihmojnë Shqipërinë të aksesojë vaksina përmes mekanizimit COVAX” tha Palmer.