Politikë

Shqipëria në zi për Papa Françeskun, Rama: Të nderojmë Atin e Shenjtë, mik i Shqipërisë

26 Prill, 08:07| Përditesimi: 26 Prill, 08:16

  • Share

 

Shqipëria ka shpallur të shtunën ditë zie për Papa Françeskun. Kryesocialisti Edi Rama ka shtyrë takimet elektorale dhe në një postim të ndarë në Facebook, shkruan se sot nderojmë Atin e Shenjtë, mikun e Shqipërisë.

“Mirëmëngjesi dhe duke nderuar në këtë ditë zie kombëtare jo vetëm një papë të jashtëzakonshëm, po edhe një mik të jashtëzakonshëm të Shqipërisë, Françeskun, Atin e Shenjtë, ju uroj të gjithëve një të shtunë të qetë me familjet tuaja”, shkruan Rama.


Lajmi kryesor:

Shqipëria në zi për Papa Françeskun! Rama shtyn takimet e fushatës: Nderojmë Atin e Shenjtë! Berisha i vijon me një minutë heshtje


SI.E./I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni tek strategjia e SPAK për parandalimin e krimeve zgjedhore?