Shqipëria ka shpallur të shtunën ditë zie kombëtare për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut. Në të gjitha institucionet flamujt ulen në gjysmështizë.
Ndërkohë, dita e zizë ka ‘spostuar’ edhe axhendat elektorale. Partia Socialsite ka shtyrë të gjitha takimet që kishte parashikuar për të zhvilluar në qarkun e Fierit për zgjedhjet parlamentare. Nga ana tjetër, kreu i PD, Sali berisha një ditë më parë tha se do të vijojë me takimet e fushatës, por në nisje të secilit takim do të mbahet një minutë heshtje dhe nuk do të ketë muzikë.
Në ceremominë mortore të Papa Françeskut, nga Shqipëria merr pjesë Presidenti Begaj me bashkëshorten, ministri Igli Hasani dhe ministrja Adea Pirdenji, ambasadorja e Shqipërisë në Vatikan, Majlinda Frangaj, si edhe krerët e komuniteteve fetare, kreu i Kishës Katolike, Arjan Dodaj, kreu i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu, Kryegjyshi i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj dhe Kryepeshkopi i Ortodoksëve, Joani.
Shqipëria ka shpallur të shtunën ditë zie për Papa Françeskun. Kryesocialisti Edi Rama ka shtyrë takimet elektorale dhe në një postim të ndarë në Facebook, shkruan se sot nderojmë Atin e Shenjtë, mikun e Shqipërisë.
“Mirëmëngjesi dhe duke nderuar në këtë ditë zie kombëtare jo vetëm një papë të jashtëzakonshëm, po edhe një mik të jashtëzakonshëm të Shqipërisë, Françeskun, Atin e Shenjtë, ju uroj të gjithëve një të shtunë të qetë me familjet tuaja”, shkruan Rama.
Komente
