'Shqipëria po infekton Toskanën'! Guverantori italian kërkon bllokim total të fluturimeve

19 Korrik 2020, 21:23| Përditesimi: 19 Korrik 2020, 21:33

  • Share

Frika nga një ringjallje e koronavirusit sërish në Itali, e cila më në fund po merr pak frymë, ka sjellë një deklaratë të guvernatorit të Toskanës, Enrico Rossi i cili shprehet i shqetësuar  se rastet e reja po vijnë nga jashtë vendit.

Ditën e sotme në Toskanë u regjistruan 16 raste të reja, nga ku 14 ishin të huaj, mes tyre 13 nga Tirana dhe një nga Ekuadori dhe për këtë guvernatori Russi ka kërkuar nga qeveria ndërhyrje të shpejtë duke bërë gjurmimin dhe mbikëqyrjen e personave të ardhur nga jashtë ose në të kundërt të bllokojë fluturimet.

"Qeveria gjithashtu duhet të ndërhyjë: në veçanti ministritë e Brendshme dhe Shëndetësisë. Nëse gjurmimi i pasagjerëve dhe mbikëqyrja aktive e tyre nuk është e mundur, do të ketë vetëm një mundësi: bllokimin e fluturimeve direkte",  tha guvernatori shkruan Il Giornale.

Gjithashtu Rossi tha se në Toskanë janë vendosur pikat e pritjes dhe kontrollit për të gjithë ata udhëtarët që mbërrijnë nga vendet jo të BE nga aeroportet e Pizës dhe Firencës. Problemi më i madh, megjithatë, mbeten ata pasagjerë që mbërrijnë në Toscana nga aeroportet e tjera italiane.

"Prandaj është e nevojshme që Qeveria të lëvizë në mënyrë që gjurmimi të jetë i plotë: linjat ajrore kanë të dhëna për vendbanimin, të përkohshëm ose të përhershëm. Për të penguar çdo shpërthim është e rëndësishme të njiheni me këto të dhëna dhe gjithashtu të lëvizni në mënyrë parandaluese", tha Rossi.

Ndërkohë, menjëherë pas konfirmimit të rasteve të infeksionit, që vinin nga Tirana, guvernatori i rajonit të Toskanës ka kontaktuar me konsullatën e Shqipërisë, duke i kërkuar të kontrollojë udhëtarët, që të respektojnë masat, si dhe duke urdhëruar rikthimin e detyrueshëm 14-ditor të karantinës.

Aktualisht nga Shqipëria në drejtim të Italisë mund të udhëtojnë vetëm ata shtetas shqiptarë që janë rezidentë apo punojnë në shteti fqinjë, por jo të tjetër, kjo pasi BE vendosi të mos i hap kufijtë me Shqipërinë për shkak të shtimit të numrit të rasteve me COVID-19.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?