Kronikë
Top 24

Shqipëria pranoi 20 emigrantë të bllokuar në Itali, kur vijnë dhe ku do strehohen (Detaje)

26 Gusht 2018, 13:52| Përditesimi: 26 Gusht 2018, 16:22

  • Share

Tiranë- Një ditë më parë lajmi që Shqipëria do të strehonte 20 prej refugjatëve të bllokuar në anijen ‘Diciotti’ në brigjet italiane bëri bujë. Zyrtarët më të lartë italianë shprehën falënderimet përkatëse, por pyetja që të gjithë shtrojmë është se ku do të strehohen emigrantët nga Eritrea?

Burime qeveritare sqaruan për Report Tv dhe Shqiptarja.com se kanë nisur bisedimet me palën italiane dhe pritet që në ditët në vazhdim emigrantët të vijnë në Shqipëri. Të njëjtat burime saktësojnë se ata do të mbërrijnë me traget nga porti i Durrësit dhe më pas do të strehohen në një nga 4 qëndrat për azilkërkues që ka Shqipëria. Po të njëjtat burime sqaruan se më optimalja është qendra e Karrecit në Durrës por ende nuk është vendosur përfundimisht.

Sakaq, burime pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme konfirmojnë për Report Tv e Shqiptarja.com  se u është dërguar zyrtarisht autoriteteve italiane kërkesa dhe gatishmëria për strehimin e 20 klandestinëve dhe nga të dy palët kanë nisur procedurat për transferimin e tyre.

Pasditen e djeshme Report Tv mësoi i pari vendimin e qeverisë shqiptare për të pranuar 20 refugjatë nga 150 prej tyre që u bllokuan në Catania. Vetë Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati me anë të një postimi në Tëitter u shpreh se Italia që shpëtoi dje i shpëtoi shqiptarët, merr sot një dorë nga Shqipëria.

 

 

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eni: 26/08/2018 19:11

    20 vete qenkan fiks per te ikur prape si klandestine me gomone nga Vlora. Bushati i ka bere nder skafisteve te Vlores me keta qe pranoi. Duhet me ble nje gomone tani, se filloi prape fluksi i punes ne det.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?