Rritet numri i kafeve, eksperti i ekonomisë: Me investimet në baret luksoze pastrohen lekët e krimit

26 Prill, 14:49| Përditesimi: 26 Prill, 15:02

  • Share

Për vitin 2022 u shënua një rritje e numrit të bareve e restoranteve për herë të parë që nga 2016-a. Numri i tyre u rrit me 4%, duke arritur në 15.3 mijë, nga 113 mijë që është total i ndërmarrjeve në vend. Ky sektor për vitin 2022 regjistroi të ardhura prej 69 miliardë lekësh. Ky biznes mori sidomos hov pas pandemisë, ndërsa pedagagoi Nora Malaj thotë në Report Tv se shkak se u pa nga njerëzit si një nevojë për socializim pas mbylljes.

Kreu i shoqatës së Bar-Restoranteve, Enri Jahaj thotë për emisionin ‘Përballje’ se të rinjtë janë ata që frekuentojnë më shumë kafet dhe baret.

“Kryesisht janë të rinjtë, mosha e mesme zë orët e paradites, pastaj dreka dhe darka janë të rinjtë dhe të rejat që frekuentojnë bar kafet”, tha ai.

Jahja thotë se të gjithë personat që kanë para gjendje mendimi i tyre i parë është që të hapin kafene. Ai ka një mesazh për të gjithë të rinjtë që të mos futen në këtë treg, pa punuar më parë në sektorin e shërbimit në bare e restorante. Sa i takon çmimeve, Jahja thotë se janë rritur pas pandemisë dhe për standardin e jetesës në vendin tonë janë të larta.

“Nuk është ndonjë fitim relativisht i madh se kemi edhe kafene që sot punojnë me 5 mijë lekë të reja në ditë, biznese mbijetese. Sot çdo kush që ka marrë disa para, ideja e parë që i vjen në mendje është të hapë biznes bar restorant, se u duket biznes i lehtë. Pastaj kur ndodhen brenda kuptojnë që nuk është aq i lehtë. Një të riu që do të hapë sot një bar restorant, i them shko puno kupto si është ky profesion dhe nëse do e kesh sërish në mend për ta hapur pse jo. Por të lutem mos e hap nëse nuk ke eksperiencën e duhur për të shërbyer dhe produktin”, thekson Jahaj.

Eksperti i ekonomisë, Klodian Muço, thotë se në disa raste investimet luksoze nëpër bare përdoren për të pastruar lekët e përfituara nga veprimtari kriminale.

Nëse do shohim lokalet në zona qendrore të frekuentuara, investohet nga emigrantë të huaj, apo në disa raste investohet edhe nga persona që kanë gjeneruar para në mënyrë informale apo kriminale. Lokali tipik në Shqipëri nuk është si në shumicën e qyteteve europiane, investohet shumë. Janë ata që kthehen në Shqipëri që investojnë”, u shpreh Muço.

Pedagogia Malaj thotë se frekuentimi i kafeve krijon edhe dembelizëm për të rinjtë, ndërsa thekson se nuk përjashtohen rastet kur kafet përdoren edhe për konsum droge.

"Krijon dembelizëm. Jo gjithmonë në kafene pihen vetëm kafe bëhen edhe ca punë të tjera, si takime me ngjarje të ndryshme, edhe me precedenca jo pozitive. Kemi patur raste që kanë patur edhe spcataorë që bëjnë punë tjetër dhe shfrytëzojnë kafen si një qendër ku mund të komprometojnë të rinjtë. Kanë hapësirë boshe që nuk i motivon, nuk arrijnë të marrin dot një profesion, e kemi kthyer kafen në një qendër ku prodhohet edhe thashethemnaja", vijoi Malaj.

Në Shqipëri, sipas INSTAT aktivitetet e pijeve e shërbimit ushqimor zënë 13.5% të totalit, që është më e larta në Europë.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alb: 26/04/2024 20:38

    Per kafe i ke te paret shqiptaret por per pun te funite ne rajone

    Përgjigju
  • Po mër po: 26/04/2024 15:00

    Pihet edhe cigarja brenda në këto bar-kafe në Tiranë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?