Serbi 0-1 Shqipëri në Leskovac

Sport

Shqipëria shkakton 'tërmet' te Serbia, pas trajnerit Stojkovic humbasin edhe pesë futbollistë

12 Tetor, 17:34| Përditesimi: 12 Tetor, 17:37

  • Share

Serbia sheh t’i zbehen shanset për kualifikimin në play-off e Botërorit 2026, pas humbjes 0-1 me Shqipërinë. Te serbët situata është mjaft negative, teksa dha dorëheqje edhe trajneri Dragan Stojkovic, i cili nuk do të udhëtojë me ekipin për sfidën ndaj Andorrës.

Për sfidën e radhës kualifikuese të botërorit ndaj modestëve të Andorrës nuk do jenë në dispozicion 5 lojtarë. Bëhet fjalë për  Nikola Milenkovic, Luka Jovic, Predrag Rajkovic, Andrija Zivkovic dhe Dragan Rosic; të dëmtuar ose jo në formë.

Në atë sfidë Serbinë do ta udhëheqë Zoran Bata Mirkovic, i cili në vend të lojtarëve të lartpërmendur thirri Luka Lijeskic nga Radnički 1923, Vuk Draškić nga Crvena zvezda dhe Mihajlo Cvetkovic nga Anderlecht.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria ndaloi përdorimin e monopatinave, si ju duket vendimi?