Politikë

Shqipëria 'Vendi i Nderit' në Panairin e Turizmit në Berlin, Rama: 11 mln vizitorë në 2024-ën, do hapim aeroport sezonal përballë Korfuzit! Më të larmishëm se Zvicra

3 Mars, 10:00| Përditesimi: 3 Mars, 17:00

  • Share

BERLIN- Vendin e nderit mes 190 kombeve pjesëmarrëse, këtë vit i takoi Shqipërisë në një prej panaireve më të mëdha në botë për turizmin, atë të Berlinit në Gjermani. Një vlerësim në sytë e mijëra turoperatorëve dhe hotelierëve nga e gjithë bota ekspozojnë ofertën turistike të vendeve të tyre.

Aftësitë mikëpritëse të Shqipërisë, me gjithë ndryshimet dhe arritjet ndër vite i prezantoi kryeministri Rama, pa nguruar ta cilësojë ofertën turistike të vendit, më të larmishme edhe se Zvicra.

“ 11 mln vizitorë që kanë kaluar më aeroport, duke kaluar Beogradin. Për disa vjet tashmë mbetemi në treshen kryesore në Kartën e Organizatës Botërore e të Turizmit, bashkë me Katarin dhe Arabinë Saudite si destinacioni me rritjen më të shpejtë. Ne s’kishim as Kupën e Botës as Mekën, po ti përjashtoja mund të themi që ne jemi të parët, siç ka qenë më herët Gjermani me Kupën e Botës”, tha Rama.

Duke theksuar se Shqipëria është vendi që ka pasur rritjen më të madhe si destinacion turistik në botë, kryeministri tha se ka pasur edhe rritje të turistëve gjermanë që kanë zgjedhur të vizitojnë vendin tonë.

"Bazuar në Kartën e Turizmit të Kombeve të Bashkuara, deri më tani Shqipëria është vendi me rritjen më të shpejtë si destinacion turistik në botë dhe kemi aeroportin me rritjen më të shpejtë në Europë. Shohim më në fund edhe turistë gjermanë që po vijnë. Ca vjet më parë dikush më tha se dita kur turistët gjermanë do vijnë në Shqipëri do jetë progres i pakthyeshëm. I thashë, po si është e mundur? Më tha sepse turistët gjermanë janë ata më kokëfortët së pari që të kuptojnë se ku shkojnë, por pastaj në momentin që vijnë vazhdojnë të qëndrojnë si një dëshmi e fortë e ndryshimit.  Jemi të lumtur të shohim shifrat e rritjes së ardhjes së turistëve gjermanë, rreth 120 mijë disa vjet më parë në 374 mijë vitin e kaluar. Sigurisht që ne jemi mjaft ambiciozë për të marrë më shumë turistë gjermanë", tha Rama. 

Kryeministri Rama kujtoi edhe kohën kur Shqipëria ka qenë totalisht e izoluar nga Europa e në vitet ’90 kujtoi se ata pak udhëtarë që vinin në vendin tonë duhet të hiqnin mjekrën.

"Nuk dua t’iu marr shumë kohë, se ma merr mendja që do ketë pyetje përgjigje më pas. Nuk dua të ngatërrohem me orën gjermane, që është shumë e vështirë në integrohet në mënyrën tonë ballkanike të bashkëbisedimit. Po të ishit në Shqipëri do ju mbaja me orë të tëra të dëgjoni çfarë do ju thoja. Nuk është ide e mirë që t’ju bëj më shumë nervozë. Po ndalem duke u dhënë një shifër të thjeshtë. Kemi qenë Koreja e Veriut Evropës gjatë jetës sonë. Ishim të rritur kur aeroporti kishte shumë pak mijëra udhëtarë dhe këta duhet të ishin marksistë dhe leninistë që të hynin në vendin tonë. Ishim tërësisht të izoluar nga Evropa.

Kemi qenë Koreja e Veriut e Europës gjatë jetë sonë, ishim të rritur kur aeroporti ynë kishte vetëm pak mijëra udhëtarë në vit dhe të gjithë këta pak mijëra udhëtarë duhet të ishin marksistë, leninistë që të hynin në vendin tonë, po flas deri në ‘90. Ne ishim të izoluar nga Europa, por duke qenë se kishim kaluar diçka që askush në Europën ish-komuniste nuk e kishte kaluar, lidhjet me kinezët, ne në Shqipëri nuk mund të mbanin mjekër dhe në aeroport kishte një berbehane, kështu që turistët që kishin mjekër nuk mund të hynin pa kaluar nga berberi. Kështu që Karl Marx vetë nuk do mund të hynte në Shqipërinë marksiste pa hequr mjekrën", tha Rama. 

Nga kryeqyteti gjerman, Rama njoftoi edhe hapjen e një tjetër aeroporti në Shqipëri, i cili do të jetë sezonal për të përballuar fluksin e muajve të verës.

"Shumë shpejt do të çelim në aeroport të ri që do të menaxhohet nga aeroporti i Mynihut. Aeroporti i ri që do të hapim këtë vit është më në jug dhe praktikisht u përgjigjet nevojave të turistëve që shkojnë drejt detit Jon. Kemi një tjetër aeroport në veri që është i vogël dhe po planifikojmë  një të katërt në skajin më jugor praktikisht përballë Korfuzit, sepse ka shumë mbingopje të aeroportit të Korfuzit. Ka kërkesë mjaft të madhe për të pasur një aeroport të vogël sezonal në skajin jugor", tha Rama. 

Ofertën turistike të Shqipërisë pritet ta ndihmojnë edhe linjat direkte ajrore më të reja për të cilat Rama thotë se qeveria është në diskutime.

“Jemi në bisedime me aviacionin federal të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të pasur fluturim të drejtpërdrejtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së shpejti shpresoj shumë do të kemi edhe Katar Airëays, po kështu kemi fluturime edhe nga Emiratet dhe Arabia Saudite.”

Mes 190 vendeve pjesëmarrëse dhe 5600 ekspozuesve, Shqipëria do të jetë në qendër të vëmëndjes globale si vendi i nderit e përfaqësuar nga turoeratorë dhe hotelierë, ekspertë të fushës së turizmit e partnerë, të cilët në panele diskutimi, takime dhe një larmi aktivitetesh, do të prezantojnë nën logon “All Senses” përvojat, emocionet dhe shijet unike që e bëjnë Shqipërinë një destinacion turistik atraktiv dhe të shumëdëshiruar. 

Ora 11:42
'Jeni protestuese apo…?', Rama 'përplaset' me gazetaren në Berlin: Jemi mjaft të prirur të zëmë qiejt, sa për tokën jua lë juve ta pushtoni (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në konferencën për shtyp përpara hapjes së Panairit Ndërkombëtar të Turizmit, ku Shqipëria është përzgjedhur si “Vendi i Nderit” për 2025.

Kreu i qeverisë pati dhe një ‘përplasje’ me një gazetare.

Rama: Jeni gazetare apo protestues? Nuk po ju kuptoj.

Gazetari: Pyetja ime kishte të bënte edhe për linjat tokësore.

Rama: Ju përgjigja. Po vjen ngadalë në mënyrë të qëndrueshme. Jemi mjaft të prirur të zëmë qiejt, sa për tokën jua lë juve ta pushtoni.

Ora 11:24
Rama nga Berlini: Do të hapim aeroport të ri përballë Korfuzit, do të jetë sezonal

Nga Berlini, kreu i qeverisë Edi Rama foli për aeroportin e Vlorës, atë të Kukësit. Rama shpjegoi se janë investime të nevojshme duke parasysh numrin e lartë të vizitorëve që vijnë në Shqipëri përmes Rinasit. Aeroporti i Vlorës, tha Rama, synon që të çojë direkt vizitorët për në jug të vendit. Rama tha se do hapet edhe aeroport përballë Korfuzit.

“Do hapim një aeroport të ri. Ka hapësirë më shumë sepse aeroporti i kryeqytetit është ai që ka rritjen më të shpejtë në Europë por është i mbipopulluar. Imagjinoni 11 mln udhëtarë në një vend me 2.5 mln banorë. Aeroporti ri që do hapim këtë vit është më në jug dhe u përgjigjet nevojave të turistëve që shkojnë drejt detit jon dhe pjesës së jugut të vendit tonë ku ka shumë për të parë, po kështu ku janë për t’u zhvilluar resortet më luksoze me 5 yjet. Kemi një tjetër aeroport në veri dhe po planifikojmë një të katërt përballë Korfuzit sepse ka shumë mbingopje të aeroportit të Korfuzit. Kemi kuptuar që ka nevojë dhe kërkesë të madhe për të pasur një aeroport të vogël sezonal në skajin jugor. Kemi një aeroport mjaft të lirë, vite më parë ka qenë shumë i shtrenjtë, por tani është mjaft i lirë, shumë njerëz nga rajoni vijnë që të fluturojnë nga Tirana. Është një aeroport i hapur 24 orë në 7 ditë të javës”, tha Rama.

Ora 11:15
‘Shqipëria më e larmishme se Zvicra’, Rama nga Berlini: Kemi edhe ‘Mesdheun’, shqiptarët s’janë të mërzitshëm si zviceranët

 

Në konferencën e turizmit në Berlin, Rama u ndal te bukuritë natyrore që ofron Shqipëria. Rama tha se Shqipëria është një vend edhe më i larmishëm se Zvicra.

"Jam tejet i bindur që ashtu siç po ndodh sot, do rritet edhe më shumë, me më shumë gjermanë, zviceranë, izraelitë, me shumë turistë të Europës veriore që do vijën tek ne për bukuritë e maleve, për bukurinë e aventurave të tjera si rafting në lumenj etj. Shqipëria ka për këdo një vend, është shumë i vogël. Por ndryshe nga Zvicra është më i larmishëm. Kemi atë që ka Zvicra, por mendoni që në Zvicër të kishit atë që ka Mesdheu. Ne do jemi të pakrahasueshëm, herët më shumë se sa vonë, sepse kemi Zvicrën, kemi Mesdheun kemi gjithçka çfarë do një qeni njerëzore dhe e kemi në një distancë shumë të shkurtër. 28 km, 2 dete, 9 lumenj, shumë male, liqene dhe po kështu si qershia mbi tortë kemi shqiptarët që janë miq. Dhe nuk jemi të mërzitshëm si zviceranët", tha Rama.

Ora 11:05
Rama nga Berlini: Pasi zbutët lumenjtë tuaj, na u hodhët në fyt që të mbronim Vjosën si lumi i fundit i egër në Europë

 

Në konferencën për Panairin e Turizmit në Berlin, ku Shqipëria mban “Vendin e Nderit”, kryeministri Rama foli edhe për Parkun Kombëtar të Lumit Vjosa.

“Sot që flasim kemi një prej parqeve më të mëdha në botë, sepse është më i rralli, në mos i vetmi, Parku Kombëtar i Lumit Vjosa. U zbulua nga qytetarët europiane, miqësor me mjedisin, si lumi i fundit i egër në Europë. Na u hodhën në fut që ta mbronim, ne po kërkonim ta mbronim. Pasi zbutët lumenjtë tuaj donit që lumi ynë të qëndronte i egër. Pasi u zhvilluat në të gjitha mënyrat e mundshme, donit që ne të zhvilloheshim vetëm në mënyrën që ju mendoni se është e duhura. Mos i kërkoni shqiptarëve që të mos kërkojnë të udhëtojnë me avionë, se na u ndalua për gjysmë shekulli t’i hidhnim sytë një avioni. Ndërkohë që ju fluturonit, ne ecnim, vinim vërdallë vendit tonë që ishte shndërruar në një burg”, tha Rama.

Ora 10:44
'Po sjell pak diell sot nga Shqipëria', Rama: Të mikpresësh këtë panair nën qiejt gri të Berlinit, do ishte blasfemi

 

Kryeministri Edi Rama e nisi me batuta fjalën e tij në Panairin e Berlinit, ku Shqipëria është e zgjedhura e nderit për vitin 2025. Ai u shpreh se do të ishte blasfemi që ky panair të pritej nën qiellin gri të Berlinit dhe solli pak diell nga Shqipëria në Gjermani.

"Pak vite më parë do të ishte e vështirë të përfytyrohej për ne, të sjell pak diell sot nga Shqipëria sepse të mikpresësh këtë panair nën qiejt gri të Berlinit do të ishte blasfemi", tha Rama. 

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bim: 03/03/2025 12:45

    Aeroporti I Kuksit, nje tjeter premtin i mbajtur dhe shume funksional

    Përgjigju
    • Cunat e Londres: 03/03/2025 15:46

      Shume sakt e ke thene

  • Sondazhi i ditës:

    A nxorën primaret e PD-së kandidatët më të mirë për 11 majin?