Politikë

'Shqipërinë e çoi në humnerë, kujtoni çfarë i bëri Vlorës', Çuçi: Votoni edhe me sy mbyllur PS-në vetëm për të mos kthyer Berishën në krye të vendit

28 Prill, 11:18| Përditesimi: 28 Prill, 11:21

  • Share

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, zhvilloi një takim elektoral me banorë të Rajonit 4 në Vlorë. Bashkë me kandidatët për deputetë, Evis Allushi, Endri Hyseni dhe Pirro Vengu, ai kërkoi mbështetjen me votë në 11 maj. Çuçi përsëriti 5 arsyet domethënëse pse duhet votuar Partia Socialiste.

Së pari ai tha se transformimin që ka pësuar Vlora në këto vite nuk e ka pësuar asnjë qytet tjetër. Së dyti Çuçi përmendi atë çfarë do të bëhet për Vlorën, për ta shndërruar në një destinacion kryesor të turizmit në Mesdhe, duke u ndalur te marina, aeroporti ndërkombëtar, lungomare 3 dhe investime të tjera madhore. Së treti është alternativa e opozitës tha Çuçi.

“Kur shohim që si alternativë në 2025, Shqipërisë dhe Vlorës i paraqitet Sali Berisha, sigurisht që ne do t’ua kujtomë njerëzve, që shikoni çfarë keni përballë. Shkoni votoni edhe me sy mbyllur vetëm për të mos e kthyer më Sali Berishën në krye të vendit”, deklaroi Çuçi.

Arsyeja e katërt tha ai, është alternativa e Partisë Socialiste me në krye Edi Ramën. Së pesti, arsye domethënëse për të votuar Partinë Socialiste, theksoi Çuçi, është përmbushja e aspiratës sonë për anëtarësim në BE.

“Me mandatin që ju do t’i jepni Partisë Socialiste në 11 maj, ne do ta çojmë Shqipërinë në Europë, duke e bërë vend anëtar me të drejta të plota të BE-së, një ëndërr shekullore e jona që nga themelimi i shtetit shqiptar. Vetëm Partia Socialiste mund ta çojë përpara Shqipërinë në BE”, tha Çuçi.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?